Ministri i Jashtëm rus, do të takohet me homologun ukrainas, zbulohet data dhe vendi

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.-raporton Reuters.

Takimi vjen në një kohë kur bombardimet ruse ndaj Ukrainës nuk kanë të ndalur prej 12-ditësh.

Ukraina thotë se sulmet me raketa kanë vazhduar në zona të banuara në disa qytete dhe se kryeqyteti Kiev mund të përballet me një sulm të gjithanshëm

Kujtojmë këtu se edhe pasditen e sotme pritet të zhvillohet Rundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë do të nisë sot në orën 16:00 me kohën e Kievit.

Lajmin e konfirmoi në Twitter Mihailo Podolyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njëherësh pjesëmarrës në delegacionin negociues.

Dy vendet kanë mbajtur tashmë në Bjellorusi edhe dy runde bisedimesh, por pa ndonjë rezultat konkret.

Leave a Comment

Your email address will not be published.