Fondacioni “Hasan Prishtina” e mirëpret vendimin e Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës për mosndryshimin e emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Me këtë vendim hidhet poshtë propozimi i rektorit të UP’së, Qerim Qerimi, i cili kishte kërkuar që “Hasan Prishtina” të hiqet nga emërtimi i UPS-së. Në një përgjigje që Rektorati i këtij universiteti i ka kthyer organizatës studentore “Unioni Demokratik Studentor”, thuhet se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar dokumentin i cili ruan emrin aktual të institucionit.
Me këtë rast Fondacioni “Hasan Prishtina” faleminderon të gjithë individët dhe subjktet që me protestat etyrendikuan që të stopohet kjo iniciativë absurde e Rektoratit.
Në radhë të parë falemindrojmë “Unioni Demokratik Studentor” udhëhequr nga Arbër Geci, për organizimin e një peticioni në disa fakultete kundër kësaj iniciative.
Fondacion ynë faleminderon edhe themeluesin, Mehmet Prishtina, për inicimin dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve në shkallë kombëtare, duke ndikuar kështu që edhe mediatikisht të senzibilizohet opinion publik kundër iniciativës për heqjen emrit të Hasan Prishtinës nga UP.
Për ta kundërshtuar këtë iniciativë, në fillim të muajit maj Fondacioni “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me disa subjekte dhe personalitete të shquara, kishte zhvilluar një aksion simbolik para rektoratit.
Këtij aksioni i ishin bashkangjitur edhe ITSHKSH nga Shkupi, përfaqësuar nga drejtori Skender Asani, profesori Bujar Dugolli, i cili ka qenë shembull për gjithë profesorët universitar se si ruhen vlerat tona të shenjta kombëtare, Shoqata Luma, Prof.Dr.Shefqet Hoxha, Kryesia e Qarkut Kukës-Has-Tropojë, Abdullah Domi, “Gjenocidi Plagë e Hapur në Kosovë”- Bardhyl Mahmuti, Fatmir Lekaj- Suedi, kryetarë komunash – Skenderaj, Klinë, Vushtrri, Junik,Gayetari i famshem z.Marin Mema, profesorët Arsim Sinani, Hakif Bajrami, Ag Apolloni, poetja Naime Beqiraj, përfaqësuesit e fshatit Polac – Isuf Hoti dhe Agim Hoti dhe shumë shoqata tjera atdhetare shqiptarësh në diasporë Zvicer Gjermani,Norvegji,Suedi, Itali, Belgjik..
Ky aksion gjithpërfshirës nuk do të ishte i mundur, pa angzhimin profesional të mediave, të cilat i dhanë jehonë të duhur kësaj ngjarjeje.
Të gjithë individët dhe subjektet e sipërpërmendur, Fondacioni “Hasan Prishtina” i faleminderon përzemërsisht dhe shprehë bindjen se emri dhe vepra e Hasan Prishtinës edhe një herë i bashkoi shqiptarët, duke artikuluar sërish nevojën që për probleme madhore, duhet të funksionojë një mekanizëm përbashkues në rrafshin gjithëkombëtar, siç u veprua tani me stopimin e iniciativës për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga UP.
Me Respekt!
Prishtinë, 13 korrik, 2023
Fondacioni “Hasan Prishtina”