Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para fillimit të mbledhjes se qeverisë ka komentuar raportin e BE-së për Kosovën.
Ai tha se në shumicën e fushave është bërë progres.
“Në shumicën e fushave është bërë progres në procesin e integrimeve evropiane. Atë që e shoh pozitive që komisioni evropian nxjerr në pah se Kosova vazhdon ti mbajë të plotësuar kriteret për liberalizim të vizave. Unë sot veç kam filluar takimet, sot i kam takuar të drejtësisë. Atë që do të bëjmë ne si qeveri do të përgatisim për secilën fushë plan veprimi për adresimin e çështjeve të adresuara në këtë raport”, tha ai.
Këtë pikë të rendit të ditës ka kërkuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti që të largohet dhe të diskutohet në mbledhjen e radhës.
Ministri i MTI Vesel Krasniqi, ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se gjithçka është në rregull që të votohet sot.
Pas kësaj, ministri i MTI Vesel Krasniqi ka lëshuar mbledhjen.
Kur atij i ka kaluar fjalën kryeministri për të sqaruar pikën e parë të rendit të ditës rreth rregullores për Grupet e Produkteve të cilat janë Subjekt i Mbikëqyrjes Inspektuese, tha se meqë ministri nuk është shtyhet për mbledhjen e radhës.