Muzeu në Tupallë të Medvegjës hap dyer për studiues dhe intelektualë nga të gjitha viset shqiptare

Studiues, intelektualë dhe njerëz të kulturës e artit nga të gjitha trevat shqiptare vizituan Muzeun në Tupallë të Medvegjës, që është një nga muzetë e para private në Luginën e Preshevës. Ky muze është ndërtuar nga sipëmarrësi dhe veprimtari i njohur medvegjas, Muharrem Salihu, i cili po jep kontribut të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e kombëtare.

Personalitetet e shkencës dhe kulturës shqiptare u njohën lidhur me këtë projekt vital nga ana e veprimtarit Salihu, i cili premtoi se do të përkrahë projekte të shëndosha të kulturës, sidomos për avancimin e vlerave kulturore të trevës së Medvegjës dhe trevave tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published.