Ish-presidenti republikan George W. Bush dënon invazionin dhe dhunën e mbështetësve të Donald Trump në ndërtesën e Kapitolit të mërkurën.
Ai e cilësoi atë një akt “torturues” që “të thyen zemrën”.
“Kështu diskutohen rezultatet e zgjedhjeve në ‘republikat e bananeve’ dhe jo në republikën tonë demokratike”, – vuri në dukje Bush.
Në një deklaratë ku nuk e përmendte Trump me emër, ish-presidenti tha se ndihej i tmerruar nga sjellja e pakujdesshme e disa udhëheqësve politikë, nga mungesa e respektit për institucionet, traditat dhe zbatimin e ligjit në SHBA.
Sulmi ndaj Kapitolit, sipas Bush, u iniciua nga pasionet e Trump të cilat u ndezën nga e pavërteta dhe shpresat e rreme, se do të mund të qendronte në krye të Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht rezultatit zgjedhor më 3 nëntor.
Risjellim në vëmendje se protesta e djeshme shkaktoi vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e dhjetrave të tjerë.