Ka ndërruar jetë papritmas, pas një sulmi kardiak, Sylë Zhitia, vëllai i heroit Afrim Zhitia.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije kryetari i Degës së PDK në Podujevë, Naim Fetahu.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e mikut tim më të mirë, bashkëpunëtorit tim më të ngushtë, Sylë Zhitia. Është e pabesueshme që Syla iku kështu paparitur, duke na lënë me zemra të thyera e mall të madh. Syla, vëllai i Afrim Zhitisë, ka qenë njeri i vlerave të larta dhe i respektit të madh. Do të të kujtoj gjithmonë jo vetëm si mikun më të mirë, por si vëllain tim. Ngushëllime familjes Zhitia. Prehu në paqe, Sylë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Fetahu.