Ndërtesa më e lartë në botë vishet kuq e zi

Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në Dubai ka marrë ngjyrat e flamurin kuq e zi. Në këtë ndërtesë që ndodhet në Dubai është shfaqur flamuri i kombëtar shqiptar, me prapavijë të kuqe dhe me shiponjën e zezë dykrenare në mes.

Burj Khalifa është është 829.8 metra e lartë.

Videon ku flamuri kombëtar ndriçon në qiellin e errët të Dubait e ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Burj Khalifa ndriçohet me flamurin shqiptar në festimin e festës së tyre kombëtare. Ne i dëshirojmë prosperitet dhe rritje” thuhet në faqen zyrtare të ndërtesës në Instagram.

E ndërtuar në 2010, Burj Khalifa herë pas here ndryshon pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky sonte për Shqipërinë.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.