Kastriot Dermaku, Elseid Hysaj, Odise Roshi dhe Sokol Cikalleshi kanë shpërblyer me gol besimin që i dha trajneri italian Edy Reja në këtë ndeshje. Dermaku zuri vendin e Mavrajt ndërsa Hysaj mori shiritin e kapitenit. Rezultati në “Elbasan Arena” është 4-2.
Kastriot Dermaku, i cili zëvendësoi Mërgim Mavrajn dhe Elseid Hysaj i cili i mori shiritin e kapitein këtë ndeshje kanë shënuar përballë Islandës. Kur pritej të shënohej një gol nga sulmuesit tanë, vjen pikërisht një mbrojtës për të zhbllokuar sfidën.
27- vjeçari i cili luan me Parmën në Itali, Kastriot Dermaku shfrytëzoi mjaft mirë një harkim të kapitenit Hysaj nga krahu i djathtë duke kërcyer mbi mbrojtësit islandezë, për ta çuar topin në rrjetë. Me fillimin e pjesës së dytë islandezët të heshtur shënuan pas një pasigurie në mbrojtje të mbrojtësit Ismajli. Sigurdsson, lojtari më i rrezikshëm i islandezëve shënoi. Por Hysaj mendoi për të çuar edhe njëherë peshë stadiumin.Gjithsesi reagimi i islandezëve do të ishte i shpejtë pas një goli me sulmuesin kryesor.