Nga e diela (28.03), Gjermania do të kërkojë që të gjithë personat që hyjnë në vend me aeroplan t’i nënshtrohen një testi për COVID-19.
Më parë testi kërkohej vetëm për udhëtarët nga zonat me rrezik të lartë, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur nga Ministria gjermane e Shëndetësisë, e cila njoftoi të enjten (25.03) se personave që fluturojnë në Gjermani do t’u kërkohet t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit që nga mesnata e së dielës, më 28 mars.