Në korrik, mbi 221 mijë mërgimtarë kanë hyrë në Kosovë

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë muajit korrik. Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ka thënë se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Nga kjo zyrë bënë të ditur se po në muajin korrik, mbi 100 mijë udhëtarë kanë udhëtuar nga Kosova në vendet europiane. “Në periudhën 1 korrik – 31 korrik 2021  janë realizuar 1327 fluturime. Udhëtarë në ardhje, 221,729. Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”.

Bashkatdhetarë të shumtë kanë arritur në Kosovë edhe përmes rrugëve tokësore, ku vendkalimet kufitare për gjatë kësaj kohe kanë pasur fluks të madh të veturave. Bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave anti-COVID, në vendin tonë e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published.