Në Kosovë deri tash 1,186 të vdekur nga coronavirusi

Nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19, numri total i rasteve pozitive në vend që është 46, 118 raste nga 161, 907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 1,186.

Rreth 12 mijë raste pozitive me Coronavirus vazhdojnë të jenë aktive në Kosovë. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19, është 46 mijë e 118 raste nga 161 mijë e 907 persona të dyshimtë.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend ka arritur në një mijë e 186 viktima. I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 33 mijë e 64 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 566 pacientë

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.