Në mesin e të ftuarve ishte edhe përfaqësuesi i trungut familjar të Hasan Prishtinës, studiuesi Mehmet Prihtina, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh i lumtur që ndodhet sot këtu për të kremtuar 100 vjetorin e hapjes së shkollës fillore . Historia e kësaj shkolle është mjaft e lavdishme, pasi që ajo ka vulën e angazhimit patriotik të kolosit tonë kombëtar Hasan Prishtina, tha Mehmet Prishtina
Të shtunën në Plloshtan te Kalaja e Dodes kishte festë dhe për ta bërë më madështore këtë festë, nikoqirët ishin kujdesur që të ftonin miqë e dashamirë nga vise të ndyshme të shqiptarisë, në mënyrë që të kujtohet sa më dinjitetshëm 100 vjetori i themelimit të shkollës së këtushme nga kolosi ynë kombëtar Hasan Prihtina.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe përfaqësuesi i trungut familjar të Hasan Prihtinës, studiuesi Mehmet Prihtina, i cili në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh i lumtur që ndodhet sot këtu për të kremtuar 100 vjetorin e hapjes së shkollës fillore. Historia e kësaj shkolle është mjaft e lavdishme, pasi që ajo ka vulën e angazhimit patriotik të kolosit tonë kombëtar Hasan Prishtina, tha Mehmet Prishtina. Ai vuri në dukje se zona e qarkut të Kukësit dhe Dibrës janë ngusht të lidhura me jetën dhe veprën e Hasan Prishtinës, dhe kjo ishte arsyeja pse pikërisht në Kukës pushojnë eshtrat e tij. Hasan Prishtina ditët më të vështira i kaloi këtu dhe dhe në zonen e Dibrës, atëherë kur perpiqej ta bënte Shqiperinë të pandarë. Ai u mirëprit me ngrohtësi nga malësorët fisnik të këtyre trevave dhe çdo kullë ishte shndërruar në konak për Hasan Prishtinën. Miku i tij më besnik ishte Elez Isufi – Ndreu, një trim dibran që i qëndroi besnik Hasan Prishtinës në disa situata të vështira, nënvizoi Mehmet Prishtina.
“Duke kujtuar 100 vjetorin e kësaj shkolle, ne sot kujtojmë edhe rolin dhe kontributin e Hasan Prishtinës në fushën e zhvillimit të arsimit kombëtar gjatë periudhave të ndryshme, duke filluar që nga koha kur ishte deputet në parlamentin osman (1908-1912, kur bëri vazhdimisht përpjekje që të hapeshin shkolla në Shqipëri dhe në to të zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe në mënyrë që nxënësit të edukoheshin e arsimoheshin në frymën kombëtare. Ai preferonte ndarjen e arsimit profesional, laik dhe fetar. Në tërë këto përpjekje të tij, Hasan Prishtina vendosi të ndante 5% të të ardhurave vjetore, të cilat do t`i shpenzonte në dobi të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në Shqipëri. Dha kontribut të theksuar në hapjen e shkollave në Vilajetin e Kosovës, ndërsa në shkollën Normale të Elbasanit dërgoi djem nga vise të këtij Vilajeti, shkollimin e të cilëve e financoi me mjete të tij”, tha në mes tjerash para të pranishmëve Mehmet Prishtina.
Në ceremoninë përkujtimore folën edhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët përpos që evokuan 100 vjetorin e hapjes së shkollës në Plloshtan, ata njoftuan se Haan Prishtina dhe Bajram Curri kishin hapur së paku tri shkolla edhe në Kalanë e Dodës në Kalis dhe Shtiqen.
Kryetari i shoqatës se Lumes Prof.Dr.Dritan Spahiu pas fjalimit te tij ndau mirënjohje të shumta duke filluar me mirnjohjen e parë për Hasan Prishtinen dhe shume veteranë të arsimit nga Kalaja e Dodes. Më pas kryeatri i Bashkisë së Peshkopisë z.Rexhep Spahija i ndau mirnjohje Mehmet Prihtinës, në cilesinë e përfaqësuesit të trungut familjar Hasan Prishtina.
Në fund të këtij manifestimi, mikëpritëit kishin organizuar një drekë me ushqime tradicionale të zonës.