Në pushime me kredi

Ngjashëm me vitet e kaluara, edhe sivjet gjatë muajve të verës, bankat komerciale dhe institucionet mikrofinaciare që operojnë në Kosovë, ofrojnë kredi për pushime. Disa nga këto institucione financiare në ueb-faqet e tyre zyrtare apo edhe përmes reklamave, kanë paraqitur këtë lloji produkti për pushime, por në disa banka quhet edhe “ kredi e shpejtë” ose “ kredi personale”.

Për dy vjetët e fundit nuk ka statistika të sakta rreth mundësive financiare të qytetarëve të Kosovës që me mjete të kursimeve të aranzhojnë pushime verore familjare, pa pasur nevojë për një kredi bankare.

Por, marrë parasysh faktin që gjendja ekonomike në Kosovë ndër vite është afërsisht e njëjtë, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, në vitin 2017 si edhe në vitin 2016,70 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavor. Po, sipas të këtyre të dhënave, rreth gjysma e ekonomive familjare gjatë vitit 2017 kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes burimeve vetanake.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.

Leave a Comment

Your email address will not be published.