Në shtëpinë e Kongresit të alfabetit të gjuhës shqipe

Ishte e diel, më 18.11.2018, kur mbërrimë në Ohër. Që nga Pogradeci na përcolli një shi i lehtë. Në një nga restorantet buzë liqenit po pinim kafetë dhe po planifikonim të niseshim në drejtim të Manastirit. Ishte ora 10:45 kur u nisëm nga Ohri, nuk patëm vështirësi të merrnim drejtimin e duhur, shkruan sot Koha Ditore.

Po udhëtonim me makinë dhe rrugës pas më pak se një orë udhëtim nisi të bjerë borë. Në fillim nuk na shqetësoi, por ajo sa vinte e shtohej, bëhej më e dendur dhe rruga po bëhej gjithnjë e më e vështirë. Pasi e kaluan Resenin dhe po i afroheshim një qafë mali, tashmë e kishim të qartë se ç’po na priste. Bora kishte krijuar vështirësi në qarkullim, por ne ishim të përgatitur për të gjitha të papriturat e rrugës. Vërtet bora na befasoi, arritëm në një lartësi të madhe mbidetare, e rruga ishte e tëra e mbuluar me borë. Asnjë shenjë përkujdesjeje për mirëmbajtjen e rrugëve, me gjithë atë intensitet bore! Ne po lëshoheshim teposhtë rrugës me shumë kujdes, derisa në anën e kundërt shihnim kamionë që kishin ngelur në rrugë…

Po i afroheshim Manastirit, më kot shpresoja se në qytet mund të mos binte borë, ajo vazhdonte të binte me të njëjtin intensitet. Sikur donte të na nxirrte pengesa në realizimin e objektivit tonë.

Leave a Comment

Your email address will not be published.