Në Teatrin Kombëtar të Kosovës po inskenohet “Lahuta e Malësisë”

Ne fillim të muajit nëntor, me datën 6,7 dhe 8, “PM Theatre” do të ketë premierën e shfaqjes “Lahuta e Malsisë” në interpretim te Armend Balokut.

Shfaqjen do të mund ta përcillni tre netë rresht ne Teatrin Kombëtar te Kosovës. Duke pas parasysh vëllimin e kësaj vepre, përgatitja e saj ka marr një kohe relativisht te gjate qe te jetësohet ne skene.

Pasi qe “Lahuta e Malësisë” është një nga veprat me te veçanta shqiptare, e vlerësuar larte edhe nga personalitete dhe albanolog te huaj, si një shkrim qe e beri zoje ne vete gjuhën shqipe, si producentë e këtij projekti ju njoftoj, se me rastin e 80 vjetorit te vdekjes se shkrimtarit Gjergj Fishta, nëpërmjet “Lahutes se Malsise”, do te dëgjohet zëri i tij, përmes vargjeve që do t’i interpretojë Armend Baloku.

“PM Theatre” ndihet i ngazëllyer qe vargjet e Fishtës edhe njëherë do te marrin fryme e do te jetojmë edhe ne bashkë me to, duke kujtuar shkrimtarin, si dhe te kaluarën tone historike.

Leave a Comment

Your email address will not be published.