Në Vushtrri inagurohet shtatorja e Hasan Prishtinës dhe sheshi me të njëjtin emër

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë në sheshin e qytetit është inauguruar shtatorja e Hasan Prishtinës. Po ashtu, komuna ia ka vendosur sheshit kryesor emrin e atdhetarit Hasan Prishtina.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, tha se në Ditën e Çlirimit, Vushtrrisë po i kthehet biri i saj në bronz.

“Ky shesh përjetësisht do të mbajë me krenari emrin dhe shtatoren e heroit Hasan Prishtina. Fëmijë, ta dini që puna dhe vepra e heroit e bëri atë të pavdekshëm për popullin shqiptar, prandaj mbajeni në mendje dhe zemrat tuaja atë”.

Në këtë ngjarje me ftesë të kryetarit të Vushtrrisë mori pjesë edhe përfaqesuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, z.Mehmet Prishtina, Sylë Zhitia vëllu i Heroit të Kombit Afrim Zhitija si dhe Komandanti i luftës së Koshares dhe ushtaraku i karrierës Hisen Berisha. Studiuesi dhe altruisti Mehmet Prishtina, njëherit edhe donator i 3 shtatoreve të Hasan Prishtinës në Shkup, Tiranë, Prishtinë, paralajmeroi edhe inagurimin e shtatores së radhës të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Me këtë rast zyrës së Kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Mehmet Prishtina i kishte bërë një befasi duke i dhuruar kreut komunal një portret unik të Hasan Prishtinës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.