Ndarja nga Kina do t’i kushtonte Serbisë shumë shtrenjtë, sepse investimet kineze në Serbi luajnë një rol të rëndësishëm. Gazeta zvicerane citon gjithashtu ekspertin gjerman për Kinën Jens Bastian, i cili kujton investimet e kompanisë minerare kineze në shfrytëzimin e bakrit, se një hekurishte (Smederevo) është tashmë në duart kineze, si dhe ndërtimin e shumë rrugëve dhe hekurudhave të financuara nga huatë kineze.
Serbia nuk po u bindet urdhrave të BE-së. Ajo po vazhdon ushtrimet ushtarake pavarësisht kërkesave të shumta të mëhershme që të mos ndërmarrin veprime që janë kundeër marrëveshjeve që po mundohen të arrihen mes Kosovës e Serbisë. Madje, disa shtete po dyshojnë në miqësin e Serbisë me Kinën…
Kështu gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” citon deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, duke thënë se “ne tregojmë gjithçka që qëllon dhe bubullinë” të shqiptuar në stërvitjen ushtarake të mbajtur fundjavën e kaluar në Peshter, me vlerësimin se vëmendja më e madhe ishte shkaktuar nga “armët e heshtura”.
Stërvitja ushtarake për të cilën zviceranët po flasin u zhvillua në poligonin e përkohshëm “Peshter” dhe përfshiu një stërvitje të përbashkët taktike me të shtëna luftarake të quajtur “Bashkëpunimi 2020”, në të cilën morën pjesë rreth 2 mijë e 800 anëtarë të Ushtrisë Serbe dhe Ministrisë së Mbrojtjes, më shumë se 150 automjete dhe sisteme luftarake dhe jo luftarake dhe rreth 40 aeroplanë.
Gjithashtu nuk dihen cmimet e armëve që Serbia ka blerë nga Kina. Duke blerë dronë, çmimi i të cilave nuk përmendet, ushtria përfiton nga shkëmbimi i teknologjisë.
Madje bashkëpunimi midis Serbisë dhe Kinës ka ngjallur dyshime në Shtetet e Bashkuara.
Në fillim të korrikut, Vuçiç nënshkroi një deklaratë në prani të Trump se Serbia nuk do të prokurojë një rrjet 5G.
Kjo ndërlidhet me kompaninë kineze Hauei. Kompania ka një kontratë me Serbinë Telekom për dixhitalizimin e vendit me vlerë 150 milion euro.
Kjo është arsyeja pse, vlerësohet në tekstin e “Neue Zürcher Zeitung”, ndarja nga Kina do t’i kushtonte Serbisë shumë shtrenjtë, sepse investimet kineze në Serbi luajnë një rol të rëndësishëm. Gazeta zvicerane citon gjithashtu ekspertin gjerman për Kinën Jens Bastian, i cili kujton investimet e kompanisë minerare kineze në shfrytëzimin e bakrit, se një hekurishte (Smederevo) është tashmë në duart kineze, si dhe ndërtimin e shumë rrugëve dhe hekurudhave të financuara nga huatë kineze.
“Pra, çfarë nënshkroi Vuçiç në Uashington?”, Pyet autori i tekstit, duke vërejtur se publiku spekuloi se kishte ndodhur një kthesë dhe se Vuçiq tani po kthehej në Shtetet e Bashkuara.
“Por, ashtu si u kthye nga Amerika, Presidenti i Serbisë u takua me ambasadorin kinez në Beograd. Tri ditë më vonë, Kryeministrja Ana Brnabi? hap Qendrën e Inovacionit dhe Zhvillimit Huaei në Beograd.