Nga 1 janari 2024, kosovarët do të lëvizin pa viza

Sot me datë 18 prill, për herë të fundit Parlamenti Evropian, pritet të votojë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo vjen pas vendimit të 9 marsit kur Këshilli Evropian mekanizëm-vendim marrës I Bashkimit Evropian, për herë të parë votoi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Sipas njoftimit nga PE-ja, sapo në seancë plenare të martën miratohet liberalizimi, akti formalisht të mërkurën, bëhet ligj që nënshkruhet nga presidentja PE-së dhe përfaqësuesi i Suedisë që mban presidencën e BE-së deri më 30 qershor.

Ndryshe, gazetarja e mediumit publik nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina, tha se ky votim nënkupton kjo se s’ka më dilema se kosovarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

“Bëhet fjalë për përfundimin e të gjitha procedurave vendimmarrëse sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk ka dyshim se do të kalojë nesër me shumicë dërmuese votim mbi liberalizimin e vizave marrë parasysh se PE ka qenë promotori më i madh i heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, andaj rezultati si i tillë do e dëshmojë gjatë ditës së nesërme”, ka thënë ajo.

Sipas saj një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor, ku do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.

“Më këtë përfundon gjithçka, 20 ditë më vonë hynë në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare dhe krejt çka pritet është momenti kur qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza, konform vendimit dhe tekstit të miratuar, do të ndodh më 1 janar 2024”, theksoi mes tjerash ajo.

Ndryshe, Kosova ka plotësuar 95 kritere që ishin gati dyfishi që ju kërkua vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që e kanë liberalizimin për më tepër se një dekadë.

/Shqip.com

Leave a Comment

Your email address will not be published.