Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës, republikanët e Kosovës dhe Serbisë pakt historik mes tyre

Kreu i republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç, tha se kjo marrëveshje është një hap drejt së ardhmes, teksa premtoi se do të punojë për zbardhjen e krimeve të luftës.

Partitë e vogla në Kosovë dhe në Serbi kanë dhënë sot një mesazh shumë të qartë për të dyja anët e kufirit. Partia Republikane e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë firmosur një marrëveshje për njohje reciproke mes tyre.

Pakti u firmos nga dy liderët e partive Nikola Sanduloviç dhe Faton Kurti. Theks të veçantë, partitë i dhanë formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe zbulimit të varrezave masive të shqiptarëve në Serbi. Sipas tyre, asociacioni është burim konflikti.

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, e cilësoi këtë marrëveshje si historike, teksa tha se dy partitë kanë ndërmarrë hapa konkret në zbardhjen e krimeve serbe ndaj popullatës shqiptare, që nga viti 2015.

Është një ngjarje historike për dy vendet tona, ku dy partitë republikane ofrojnë një zgjidhje reale për të ardhmen. Në kohën kur makina e propagandës serbe është më aktive se kurrë kundër Kosovës, historia rrezikon të shtrembërohet. Kurrë më parë gjatë historisë së njerëzimit, nuk ka ndodhur që nga viktima të kërkohet të bëhen lëshime, si formimi i “Zajdenicës” në Kosovë, duke rrezikuar sovranitetin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Ndërsa kreu i republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviç, tha se kjo marrëveshje është një hap drejt së ardhmes, teksa premtoi se do të punojë për zbardhjen e krimeve të luftës.

Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë”, tha ai.

Sanduloviç, muajin e kaluar është takuar me kryeministrin e Kosovës, Aljbin Kurti, ku, siç thotë ai, ia ka bërë të qartë se “Bashkimi i Komunave Serbe është shkatërrues dhe burim i përjetshëm konflikti”.

Për mua ky është një fakt i papranueshëm dhe mendoj se ne e kemi anashkaluar sekuencën e njohjes reciproke të pavarësisë së të dy vendeve, në mënyrë që çdo marrëveshje në atë propozim të famshëm francezo-gjerman të mund të vazhdojë dhe besoj se po të isha në pushtet, gjëja e parë që do të bëja do të ishte nënshkrimi i njohjes reciproke të Republikës së Kosovës dhe Serbisë sepse mendoj se kjo është parakusht për të gjitha marrëveshjet e mëtejshme”, tha ai.

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Ndërsa, nënkryetari i Republikanëve të Kosovës, Mehmet Prishtina, tha se një ndër kushtet është zbulimi i varrezave masive, teksa ka treguar edhe një rast të suksesshëm që partitë kanë zbardhur. “Një ndër kushtet kryesore ka qenë zbulimi i varrezave masive. Ne kemi punuar që nga viti 2015 për zbulimin e rasteve konkrete të vrasjeve masive nga ish-ushtarët serbe, mund ta ceki vetëm një rast. Ne e kemi sjellë në vitin 2017 dëshmitarin se kush i ka vrarë vëllezërit Bytyçi, dokument i cili ka shkuar edhe në Departamentin e Shtetit amerikan, dhe në kohën e sotme jemi duke punuar konkretisht për rastet specifike për zbulimin e varrezave masive në Kosovë, dhe trupat e përcjellë për Serbi në varreza masive”, tha ai.

Nikola Sanduloviq, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, ka thënë se nuk është optimist sa i përket marrëveshjes dhe se sipas tij, janë procese që ish-kryeministri Thaçi ka pranuar t’i bëj në mënyrë aspak profesionale, duke shtuar se ai ka hyrë i pa përgatitur duke pranuar realizimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Derisa për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se nuk është e vështirë të mbash një qëndrim të tillë.

“Unë mendoj që kjo është e zgjedhja e duhur sepse ky është fakt dhe fakti është i pandryshueshëm. Kushdo tjetër që thotë gjëra të tjera, si presidenti Vuçiq, për shembull, i cili thotë në Parlament që Kosova do të marrë autonomi të gjerë. Unë sinqerisht nuk i kuptoj se si mund të mendojnë kështu dhe çfarë besojnë”, ka thënë kryetari i Partisë Republikane të Serbisë.

Sanduloviq ka thënë tutje se qëndrimi i tyre është përfundimtar.

“Politika jonë është e mbyllur sa i përket këtij drejtimi”, ka shtuar ai.

Për përkrahjen ndaj Kosovës, Sanduloviq ka thënë se kanë gjuajtur eksploziv tek ndërtesa e partisë së tij dhe se familja e tij ka qenë e përfshirë në këto ndodhi.

“Ajo që është më e keqja është që këto kërcënime vijnë nga njerëzit e Vuçiqit, të cilët më kërcojnë mua dhe familjen time…Politika ime nuk do të ndryshojë, unë jam i gatshëm për çfarëdo presioni që më vjen“, ka shtuar ai në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Nga njohja reciproke, te dënimi i kriminelëve të luftës,

Leave a Comment

Your email address will not be published.