NGJITJE NË MAJËN E GJERAVICËS NË NDERIM TË HEROIT KOMBËTAR HASAN PRISHTINA

 

Aktivitete të shumta po zhvillohen në shënim të 150 vjetorit të lindjes dhe 90 vjetorit të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve, Klubi Alpin “SHQIPONJA” në bashkëpunim me RE-SU, ka realizuar ngjitjen në Gjeravicë, e cila është maja më e lartë në Kosovë, kjo ngjitje është bërë në nderim të patriotit të shquar të çështjes shqiptare Heroit Kombëtar Hasan Prishtina.

Edhe nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, pjesëmarrësit janë bërë bashkë për të nisur ecjen në nderim të 150 vjetorit jubilar të lindjes dhe 90 vjetorit jubilar të vrasjes së Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, ecje kjo e nisur nga vendi i quajtur Zalli i Rupës për të vazhduar deri tek maja e Gjeravicës në lartësi prej 2656 metra mbi nivelin e detit.

Ky ishte nje aktivitet që u realizua nga Klubi Alpin “SHQIPONJA” në partneritet me RE-SU nga Shqipëria. Ndryshe, aktivitetet të shumta për ta nderuar jetën dhe veprën e Heroit Kombëtar Hasan Prishtina, do të vazhdojnë deri në përfundim të këtij viti.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.