Nga Mehmet PRISHTINA
Të gjithë vëllezërve e motrave të besimit katolik, urime Krishtlindjen, me dëshirë që kjo festë të jetë simbol i bashkimit dhe ngjizjes së mirësisë në zemrat tona.
Në kohën kur bota po kalon momente të vështira si rezultat i Pandemisë globale, dhe ne si Kosovë po përballemi me sfida të shumta, uroj që ngrohtësia e Krishtlindjes të shkrij akujt në mes njerëzve dhe ta bëj më të dashur rrethin ku jetojmë e veprojmë.
Ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen, dhe për ta përmbyllur me një theks kuptimplotë këtë urim po sjell një poezi të Nënës Tereze, kushtuar festës së krishtlindjes:
Është Krishtlindje çdo herë
Që i buzëqesh një vëllai
Dhe i zgjatë dorën.
Është Krishtlindje çdo herë
Që qëndron në heshtje
Për të dëgjuar tjetrin.
Është Krishtlindje çdo herë
Që nuk pranon parimet
Që i syrgjynos të nënshtruarit.
Është Krishtlindje çdo herë
Që shpreson me ata që dëshpërohen
Në varfërinë fizike e shpirtërore.
Është Krishtlindje çdo herë
Kur njeh me përulje
Kufijtë e tu e dobësitë
Është Krishtlindje çdo herë
Që lejon Zotin të rilind
Që t`jua dhurosh të tjerëve