Nis “Defender Europe 21” në Shqipëri

Shqipëria nisi këtë të martë stërvitjen më të madhe ushtarake, e cila synon përgatitjen e forcave tona ushtarake për pozicione mbrojtjeje.Defender Europe 21, që si bazë kryesore ka portin e Durrësit, do të përfshijë stërvitjen e mbi 28 mijë trupave ushtarake, duke nisur që nga deti Baltik e deri në Ballkanin Perëndimor. Vendi ynë do të përfaqësohet nga 1000 trupa ushtarak.

Gjenerali i përgjithshëm i forcave të armatosura, të Sqipërisë , Bajram Begaj u shpreh: “I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut. Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi”.

Më tej fjalën e ka marrë  Gjenerali amerikan  dhe Komandant i Komandës Europiane të SHBA, Tod Walters. Ky i fundit ka vlerësuar Shqipërinë si një komb që ka luajtur rol të madh në paqen në rajon, teksa ka kërkuar që pandemia mos materializohet në krizë sigurie.

Ai në fjalën e tij ka theksuar se me anë të stërvitjes ‘’Defender Europe 21’’, vendet aleate të NATO-s përfshirë Shqipërinë do të forcojnë ‘muskujt’ dhe do të përmirësojnë gatishmërinë në të gjitha aspektet.

“Dua t’ju falënderoj këtë komb kaq të bekuar për atë që ka bërë dhe vijon të bëjë për paqen në r ajon. Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur personat e dashur për COVID-19. Por edhe për vigjilencën  që kjo pandemi mos materializohet në krizë sigurie. Kemi rrugë shumë të gjatë përpara, por nëse keni të dëshmuar përballë kësaj pandemie do jemi të suksesshëm, sepse kjo pandemi nuk do an çojë në krizë sigurie. Dua të falanderoj autoritetet ushtarake për këtë stërbvitje. Sot kemi provën e asaj që duhet të bëjmë, duhet të përmirësojmë transparencën strategjike që nuk është bërë që në 1940. Shohim bregdetin, duhet të kujtojmë çfar ëndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtimi i Normandisë, gjithë logjistikat në tokë e det, ne do të ulemi sot e do kuptojmë çfarë prove e vështirë është kjo” tha ai.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në ceremoni e zhvilluar në Durrës në kuadër të “Defender Europe 21”, deklaroi se Shqipëria do të qëndrojë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rama u shpreh se kjo stërvitje është një pikë me rëndësi për marrëdhëniet me SHBA.

“Për gjeneratën tonë është mrekulli e madhe që e janë ndarë jetën mes dy botëve, asaj të errët dhe një bote ku ne mund të mirëpresim me krenari partnerët tanë.

Unë dua të besoj që pas zbarkimit tuaj në Shqipëri edhe ju do t’ju ndodhë ajo që i ndodh të gjithëve, që sërish duan të kthehen.  Shqipëria është një vend, ku , kush vjen, dëshiron të kthehet përsëri dhe unë kam besim që kjo do të ndodhë edhe me ju.

Besoj që ajo që ne të gjithë sëbashku duhet të kemi parasysh është detyrimi që ne duhet t’i përcjellim gjeneratave të tjera, amaneti e kësaj marrëdhënie. Ti japim brezit të ri mundësinë që mund të edukohet me vlera dhe parime të Forcave të Armatosura. Për ne është vërtet një moment historik dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë besnikërisht krah jush”, tha Rama.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur fjalën përmbyllëse në Portin e Durrësit ku ka nisur stërvitja më e madhe me dislokimin për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Evropë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh mirënjohës që për herë të parë NATO zhvillon një ushtrim të këtyre përmasave në Shqipëri dhe në rajon.

Meta deklaroi se kjo stërvitje është një mundësi e shkëlqyer edhe për forcat tona të armatosura.

“Një mundësi të shkëlqyer për forcat tona të armatosura për të testuar aftësitë operacionale të njësive dhe të strukturave, jo vetëm të luftimit por edhe atyre mbështetëse, duke rritur kështu nivelin e përgatitjes dhe ndërveprueshmërinë në përmbushje të misionit kushtetues dhe përgjegjësive tona ndaj aleancës.”

Ky, sipas kreut të shtetit, është një rast i shkëlqyer për të njohur mjedisin rajonal.

Meta u shpreh i bindur që pjesëmarrësit e ushtrimit do të mbeten me përshtypjet më mbresëlënëse nga mikpritja e shqiptarëve.

Krahas presidentit të Republikës dhe Kryeministrit, e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, si përfaqësuese e vendit që do të drejtojë këtë stërvitje shumëkombëshe.

“Dua t’i uroj mirëseardhjen gjeneralëve, 3 gjeneralë amerikanë 4 yje mblidhen në të njëjtën kohë në të njëjtin vend. Prania juaj konfirmon që roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Shqipëria është pritëse e më shumë aktiviteteve se çdo vend tjetër në rajon. Kjo nuk është rasteve. Shqiptarët kanë luftuar përkrah nesh krah për krah. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë sakrificat tuaja. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju kemi në aleancë. Përgëzojmë vullnetin e Shqipërisë për të marrë përgjegjësi. Ju kurrë nuk keni hezituar për të ndihmuar. Na keni përsëritur gjithmonë dhe na keni treguar potencialin taktik dhe strategjik në Shqipëri. Kjo stërvitje është historike. Jemi gjithmonë krah për krah jush, tani, nesër e përgjithmonë”, tha Kim.

Lidhur me stërvitjen më të madhe që pas Luftës së dytë Botërore, reagoi nga Tirana edhe kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha.

Defender 21, me prezencë të trupave amerikane dhe NATO-s, do të vazhdojë stërvitjen deri në qershor, ku 1 mijë trupat e forcave të armatosura shqiptare do të kenë mundësinë të trajnohen me metodat më të fundit të mbrojtjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published.