Përfaqësuesi i trungut familjarë të Hasan Prishtinës, kryeministrit, patriotit, e atdhetarit të madhë shqiptar, Mehmet Prishtina, ka udhëhqeur të shtunën një delegacionë nga Polaci i Hasan Prishtinës, i kryesuar nga kryetari i Bashkësisë Lokale , veterani i UÇK-së, Isuf Hoti dhe dy veteranëve të arsimit, Rrusten Hoti dhe poeti e shkrimtari nga Polaci, z.Halil Xani .
Me këtër rast, studiuesi, historiani dhe humanisti, Mehmet Prishtina, përshendeti brigadën ‘Atlantiku’ në emër të familjes së Hasan Prishtinës, Polacit dhe mbarë kombit duke shprehur mirnjëohjen dhe respektin për luftën e kësaj brigade në UÇK dhe kontributin e tyre për lirin e Kosovës.
Në mënyrë të veçant përshendeti, Gjeneralin e Ushtris Shqiptare, Skënder Doqi, i cili ishte ideolog i formimit të brigadës së ‘Atlantikut’ në Amerikë. Ai përcolli këtë brigadë nga SHBA deri në Shqipëri ku u kujdes edhe për rekrutimin e tyre, deri sa janë futur në luftën e Kosovës. Vlen të theksohet se në kohën kur u prishën mardhëniet Rusi-Shqipëri dhe u ndoqën Flotat e nëndetëseve ruse nga Pasha Limani në gjjrinë e Vlorës, Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Gjen Skender Doçi, ishte njëri ndër protagonistët e rëndësishëm në këtë ngjarje historike. Sot Gjeneral, Doçi ka shkelur të 80-ta.
Me kete rast Halil Xani kishte përgatitur një poezi për brigadën e ‘Atlantikut’ e cila u recitua në Kullën Muze, të Isa Boletinit dhe u mirëpritë nga të pranishmit.
Ndërsa, me ftesë të Gazmend Boletinit, ishin të ftuar shumë personslitete si familja e Idriz Seferit, përfaqesuar nga Njazi IDRIZI, familjar të Hasan Prishtinës etj. (Kulla Muze Isa Boletini/Boletin, 20 Prill 2019)