Një person me koronavirus është regjistruar se ka humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu bënë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton Klan Kosova.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 685 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 98 raste pozitive.
Ndërkaq betejën me COVID-19, e kanë fituar 37 persona.