Shkruan: Mehmet PRISHTINA
Sot takova për kafe mikun e vjetër të shtëpisë, stërnipin e kryeministrit të parë te Shqipërisë Ismail Bej Vlora, mikun tim Qamil Ismail Vlora, vëllain e madh të Darling Vlora.
Rrugët tona ishin kryqëzuar edhe më heret me mbesën e Ismail Beut, Nermine Vlora Falaski e cila na kishte vizituar ne Munih të Gjermanisë dhe më herët ishim takuar ne vitin 1997 edhe në Tiranë.
Disa vite para lufte ne kishim bashkëthemeluar edhe Lidhjen shqiptare ne Botë së bashku me Vëllezërit Kuzhnini.
Aty kishim nisur dhe iniciativën e shkëmbimit të shtatoreve tëIsmail Qemajlit ne Kosovë dhe Hasan Prishtinës në Vlorë. Ne vitin 2015 vlonjatët e kryesuar nga Bujar Leskaj e sollën shtatoren e Kryministrit te parë shqiptar në Prishtinë para pallatit të shtypit derisa Vlora ka lëshuar një vendim në parim me nr. 50 qysh në vitin 2014, por që autoritetet e zotuara nga komuna e Prishtinës në krye me kryetarin Shpemd Ahmeti, deri me sot nuk kan treguar interes per realizimin e këtij projekti të premtuar.
I përkujtoj kryetarit Ahmeti, se pjes e marrëveshjes së shkëmbimit të ketyre dy shtatoreve ishte edhe pranimi i dekorates “Urdhëri i Flamurit” me 02 maj 2014, në Pallatin e Brigadava nga zv/ kryetari i Komunës së Prishtinës atehër ne munges të kryetarit dhe ajo Dekorat ka mbetur ne pronësi te komunës, andaj bëj ftesë që kryetari Ahmeti, të realizoj premtimin dhe zotimin e tij te mbetur ne letër pasi amanetin e Nermine Vlora Falaski e realizuan vlonjatët ne kry me z.Bujar Leskaj me iniciativen time dhe tc studiuesit Ndriçim kulla.
Dëshmitar per këtë fakt janë edhe Liburn Aliu, Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Ndiçim Kulla dhe vogëlsia ime, andaj mosrealizimi i marrëveshjes dhe mospërmbushja e premtimit është akt i lig i cili mund te vlerësohet me mashtrim dhe tradhëti te cilën une mendoj ta ndjek edhe ne aspektin juridik ne rast te mos realizimit.
Per kete fakt para dy vitesh kam udhetuar me zv/kryetarin Selim Pacolli deri në Vlorë dhe aty per këtë qështje kemi takuar dhe kryebashkiakun Dritan Leli, por deri më sot perveq premtimeve bosh nuk ka levizur asgjë në këtë drejtim!
Une zotohem se këtë vendim me rr. 50 do ta realizoj dhe jam ne pritje te caktimit te nje lokacioni te dinjitetshem ne rrezen e sheshit “Pavarësia” afër Ismail Beut, pasi merita e Hasan Prishtines për pavarësinë e Shqipërisë në cilësin e organizatorit dhe trurit te kryengritjes se përgjithshme antiosmane duke cliruar Kosovën se bashku me Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin e Elez Isufin.. dhe deri në Shkup me 12 gusht 1912, është fakt i pamohueshem ashtu sikur eshe lufta e tij deri ne vdekje per bashkim kombëtar.
Ne sot me Qamil Ismail Vlorën, zhvilluam biseda shume interesante, shkeputje kujtimesh te para ardhësve tanë si rasti kur ne vitin 1911 per shkak te kërkesave të tij për te drejtat e shqiptarve ne Mexhlisin/parlamentin turk plaku i urtë sulmohet fizikisht nga nje Deputet turkoarab dhe Hasan Prishtina e qon punen deri aty sa per ta pastruar këtë hesap i kerkon duel me armë duke ja hedhur dorezat para këmbëve ne mbrojtje te nderit dhe tradites.