Nora Gjakova fiton medaljen e artë olimpike

Xhudistja e e Kosovës, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së artë olimpike në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.

Nora brilante, iu qas finale me kujdes të madh kundër francezes Leonis Sarah Cysique.

Kosova deri me tash ka tri medalje të arta olimpike, Distria Krasniqi (-48 kg) është kampione Olimpike, Nora Gjakova kampione olimpike në kategorinë – 57 kg, ndërsa Majlinda Kelmendi (-52 kg) është kampione olimpike në vitin 2016.

Për 13 vjet shtet, Kosova ka tre medalje, kjo është mrekulli. Një shtet i ri që po jeton në periudhën më të bukur, të krenarisë së sukseseve duke iu falënderuar trimëreshave të xhudos me emra të shquar, trajnerin më të mirë shqiptar Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Leave a Comment

Your email address will not be published.