Nju Jork, 24 prill – Përfaqësojnë vetëm 6% të popullsisë botërore dhe 15% të të varfërve, jetojnë në 90 vende dhe janë një barrierë e rëndësishme kundër ndryshimeve klimatike.
OKB organizon më 3 maj një takim me mbi 1 000 përfaqësues të këtyre kulturave nga e gjithë bota.
Temat në agjendë janë zhvillimi ekonomik dhe social, mjedisi, arsimi, shëndetësia dhe të drejtat e njeriut të këtyre popujve.
Kryetarja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Maria Fernanda Espinosa thotë se njohuritë e popujve indigjenë luajnë një rol kyç në luftën kundër ndryshimeve klimatike, të njohura edhe nga Marrëveshje e Parisit për Klimën.
“Popujt indigjenë kanë bashkëjetuar në harmoni me natyrën për shekuj e shekuj dhe kontribuojnë në mbrojtjen e rreth 80% të biodiversitetit të planetit”, shtoi ajo.