Koalicioni NADA, Lëvizja Dveri, partia Zavetnici dhe disa shoqata e lëvizje kërkuan që Serbia të refuzojë planin e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, propozimin franko-gjerman me vlerësimin se bëhet fjalë për një “ultimatum”.
Siç raporton N1, përcjell Demokracia.com, kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, anëtar i koalicionit NADA, Millosh Jovanoviq, deklaroi se do të ndërmarrin veprime të përbashkëta nga java e ardhshme lidhur me propozimin franko-gjerman.
Kryetarja e partisë Zavetnici, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, deklaroi se me refuzimin e këtij propozimi, Vuçiqi do të ruante vullnetin e shumicës në Serbi.
“Ultimatumi gjermano-francez hapi pyetje të mëdha dhe të dhimbshme. Ne u përballëm me një disfatë jo vetëm me politikën e qeverisë aktuale ndaj Kosovës, por me një debakli të plotë të retorikës së tyre të politikës së jashtme, e cila në vitet dhe dekadat e kaluara mbështetej ekskluzivisht në favorizimin e BE-së si një partner të besueshëm dhe mik të vërtetë”, deklaroi ajo.
Eurodeputetët që takuan Vuçiqin dje bënë të ditur se nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen finale, mund të mbetet sikur Irani në Evropë.