Parlamenti britanik dënon kërcënimet e Vuçiqit ndaj deputetes Kearns

Kryetari i Dhomës së Ulët së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar të ka dënuar kërcënimin që Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ia ka bërë deputetes konservatore, Alicia Kearns.

Sir Lindsay Hoyle ka thënë se është “krejtësisht e papranueshme”, përpjekja për të frikësuar anëtarët e parlamentit, kur ngritën shqetësimet mbi sigurinë.

Deputeti konservator, Anthony Mangnall, ka ngritur alarm mbi kërcënimin që e ka marrë deputetja britanike që kryeson Komitetin e Zgjedhur të Punëve të Jashtme, nga Presidenti serb.

Deputetja kishte shprehur shqetësimin se po bëhej kontrabandë e armëve nga Serbia në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po deponoheshin në kisha ortodokse serbe.

Më pas, Vuçiq kishte thënë se po kryenin hetime ndaj Kaerns, për të parë se çka bën ajo, kush e paguan dhe pse po e vendoste Serbinë në këtë pozitë.

Edhe deputeti britanik Anthonty Mangallka reaguar për mesazhet kërcënuese të Aleksandër Vuçiç ndaj deputetes tjetër britanike Alicia Kearns. Ai gjatë një debati në Parlamentin e Britanisë së Madhe, lexoi deklaratën e presidentit serb, Vuçiç, duke thënë se është deklaratë e papranueshme e një kreu të shtetit.

“U alarmova thellësisht kur pashë se e nderuara deputete për Rutland-in, Kryetarja e Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme, u kërcënua nga presidenti i Serbisë, i cili në përgjigje të fjalimit të saj, tha se tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se çfarë po bëni, për të parë kush ju paguan dhe për të parë pse po e vendosni Republikën e Serbisë në një pozitë të tillë. Nëse qeveria e Britanisë së Madhe nuk është e gatshme të reagojë, nuk është problem. Ne do të detyrohemi të reagojmë. Kjo është një deklaratë e papranueshme e një kreu shteti. Dhe nuk është thjesht një kërcënim për deputeten e Rutland-it, por një taktikë frikësuese për të gjithë deputetët. A mund të më qetësojë kryetari, ju lutem, se asnjë presion i ushtruar jashtë këtij vendi, veçanërisht nga qeveritë e huaja, nuk do të rrezikojë kurrë sigurinë ose privatësinë e deputetëve dhe se fuqia e plotë e Parlamentit, do të përdoret për të parandaluar taktikat e bullizmit dhe për të siguruar që deputetët mund të thonë të vërtetën. A nuk mendon edhe kryetari se ky është një moment në të cilin duhet thirrur ambasadori serb për të shpjeguar këtë qëndrim dhe deklaratë”, tha ai.

Kryetari i dhomës në parlamentin britanik, Lindsay Hoyle tha se është parim themelor kushtetues që deputetët të mund të flasin lirshëm në seanca.

“Kërcënimet ndaj deputetëve që kryejnë punën e tyre janë krejtësisht të papranueshme, kushdo që i bën ato. Dhe përtej kësaj, i kujtoj deputetit të nderuar se çështjet e sigurisë operacionale nuk i diskutojmë publikisht dhe nuk duam që ato të shkojnë më tej. Ajo që unë do të thosha është sigurisht që ne e marrim seriozisht, dhe sigurisht që kushdo qoftë, çfarëdo pozite, qoftë ai një mbështetës, qoftë Komiteti i Përzgjedhur Gjerman, duhet të jetë në gjendje të flasë hapur dhe lirshëm pa frikë dhe rikujtoj shtetet e huaja se ata nuk kanë të drejtë të kërcënojnë askënd nga kjo Dhomë dhe jam i sigurte se kërkesa për të thirrur ambasadorin është dëgjuar, kjo nuk më përket mua siç e di, por unë sigurisht që kam ngritur zërin që kjo të ndodhë”, tha ai.

Kujtojmë se Alicia Kearns është një ndër zërat më kritikë ndërkomëtar ndaj Aleksandër Vuçiç.

Ajo ka akuzuar se në kishat ortodokse në veri të Kosovës po kontrabandohen armë nga serbët me ambulanca. Vuçiç tha se po bëjnë hetim ndaj saj, për të parë se mbi çfarë bazash i ka thënë këto deklarata, ndërsa shkon edhe më tej duke u shprehur se po hetojnë se nga kush paguhet për të thënë gjëra të tilla.

Leave a Comment

Your email address will not be published.