Parlamenti i fantazmave

Dhoma qendrore e instalacionit ngacmues të Ibrahim Mahamas të zhvendos 5 mijë milje larg. Është krijuar një hapësirë në zemër të Galerisë së Artit Whitworth në Manchester me ulëse të rreshtuara nga të katër anët.

Karriget në një plastikë të vrazhdë, utilitare e në formë këpurdhe, të lustruara pafund, kanë dekada të shërbimit në vagonët e dorës së dytë nga hekurudhat e Ganës para se Mahama t’i sillte këtu nga hekurishtet e atjeshme. Për karriget e zbrazëta kjo ishte fryma e fundit e një udhëtimi të gjatë: ato janë bërë fillimisht në ndonjë punishte të Manchesterit apo Leedsit, shkruan sot Koha Ditore.

“Parlamenti i fantazmave” në galeri është i ndezur nga debatet: ndërmjet të tashmes së tyre të qetë dhe të kaluarës së tyre shkundulluese, ndërmjet Britanisë dhe kolonisë së dikurshme, ndërmjet qyteteve porte të Manchesterit dhe Accras, dikur motorë binjakë të perandorisë, dhe njerëzve që jetonin, punonin dhe vdisnin në to. Ulëset nuk kanë udhëtuar të vetme. Në galeri ato janë të qarkuara nga një arkiv sendesh evokuese dhe dokumentesh që flasin për një shekull me shpresa të thyera në vendlindjen e Mahamas. Artisti 32 vjeç është një koleksionues i përkushtuar dhe tregtar në pazaret dhe hekurishtet e Accras.

Sytë e tij janë pulitur kah mbeturinat e qytetit të tij të ëndrrave. Gana, para dhe pas mëvetësisë më 1957, ishte shteti afrikan më së shumti i lidhur me revolucionin industrial në Manchester. Mahama ka mbledhur të gjitha hartat e zhdukura, planet me vizatime dhe doracakët e makinës britanike për ta provuar këtë./Tim Adams

Leave a Comment

Your email address will not be published.