14 vetë janë arrestuar në Austri pas sulmit terrorist, ndërkohë që policia ka kontrolluar 18 shtëpi të personave, që dyshohen për lidhje me njërin nga atentatorët, atë që u vra nga policia dhe tjetri që është në kërkim.
Përveç kontrollit të shtëpive dhe arrestimeve në Vjenë, ka pasur edhe dy arrestime në St. Poltën dhe një arrestim në Linc. Për personin e dytë nuk janë bërë të ditur të dhënat. Nuk përjashtohet mundësia që edhe persona të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në sulm, tha ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer.
Atentatori i vrarë kishte si nënshtetësinë austriake edhe atë maqedonoveriore. K.F. ishte dënuar prill 2019, për anëtarësim në “Shtetin Islamik”, IS. Gazeta “Der Standard”, që ka ndjekur në atë kohë procesin kundër K.F. dhe një personi tjetër, po ashtu të akuzuar për pjesëmarrje në IS, shkruan se të dy të akuzuarit kanë lindur dhe janë rritur Vjenë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka ndjerë veten të diskriminuar. Në moshën e adoleshencës ata kanë filluar të merren me islamizmin. K.F. ka thënë në gjyq se në atë moshë ka përfunduar “në xhaminë e gabuar”, ka pasur probleme në shkollë, grindje me të ëmën dhe donte të largohej nga shtëpia. Ai citohet të ketë thënë në gjyq se ka shpresuar nga IS “një jetë më të mirë, banesë më vehte dhe të ardhurat e veta”. Një punë gjatë verës 2018 i ka dhënë mundësi të blejë një biletë avioni për në Kabul, Afganistan. Pasi nuk ka arritur të shkojë në Afganistan, sepse nuk ka pasur vizë, ai mori rrugën për në Siri. Mbas dy ditësh është arrestuar nga policia turke, dhe ka qëndruar katër muaj në arrest në Turqi, shkruan Der Standard.
Sulmi terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje, sipas ministrit të Brendshëm austriak, Karl Nehammer i faturohet të paktën një terroristi islamist. “Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë”, tha Nehammer. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion. Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Sipas Nehammer ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik. një atentator. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar.
ISIS, merr përsipër atentatin në Vjenë: Ai ishte ushtari ynë
ISIS ka marr përsipër atentatin e djeshëm në Vjenë, që shkaktoi 4 viktima dhe të plagosur të shumtë, të paktën 22.
Sipas ekspertëve të organizatës terroriste, ISIS ka shpërndarë në mjetet e saj të informacionit që Abu Dujana al-Albani, emrin arab i dhënë nga ISIS Kujtim Fejzullahit “ka kryer një sulm me pistoleta dhe thika si ushtarë i Kalifatit”.
Ndërkohë, janë 5 personat e arrestuar dhe 14 të ndaluar nga autoritetet austriake dhe zvicerane. Faktikisht dy persona u arrestuan pikërisht në Zvicër, të dyshuar si të lidhur me organizimin e sulmit.
Ngjarja ndodhi pak orë para se të hynin në fuqi kufizimet e reja kombëtare, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Qytetarët po shijonin pije e ushqime jashtë, para shtetrrethimit në mesnatë. Terroristët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj atyre që ishin ulur në bare e restorante në disa pika historike të qytetit.
Flet gjyshi i Kujtimit: Nipi mori veten në qafë
Kujtim Fejzullahu me origjinë nga Maqedonia e Veriut, është njëri prej autorëve të sulmit terrorist në Vienë të Austrisë mbrëmjen e së hënës.
Klan Macedonia ka shkuar në banesën e familjes Fejzullahu, ku ka jetuar Kujtimi. Aty takuan gjyshin e Kujtimit, i cili hezitoi të tregonte për lidhje familjare, por pas insistimit të gazetarit të Klan Macedonia, filloi të fliste.
–Që nuk ka pas kontakt me familjen gjashtë muaj!?
Po, po
–Nejse ai ka qenë me banesë vet atje, veç o kan.
Vet ka jetuar.
–Nuk i kanë telefonat, ua kanë marrë, policia ua ka marrë.
– Ai është i lindur atje, Kujtimi, në Austri. A ka ardhur ai në Çellopek hiq?
Po, si jo! Çdo vjet me familjen.
–Kujtimi normal vinte në banës te nëna dhe te baba, por banesën e ka pas të veten.
–E tash çka ka bërë atje në banesën e vet nuk e din askush!
Para dy vjetëve është mbajtur 3 muaj? Po, para dy vjetëve është mbajtun, jo 3 muaj, më shumë ka bëm 18 muaj edhe 4 muaj në Turqi.
Se ata kur e kapin në Turqi, i ban atje 4 muaj, mandej e transferojnë në Austri e më pas.
Përveç Kujtim Fejzullahut, edhe një person nga Maqedonia është vrarë, por ai ka qenë viktimë e sulmit terrorist.
Gjyshi i Kujtimit me kureshtje pyet për nipin, por në fund na tha kështu…
Gjyshi i Kujtimit: Domethënë Kujtimi është i vrarë ashtu?
Gazetari: Informatat e para janë ashtu… I vrarë është a!
Gjyshi i Kujtimit: Çfarë të bëjmë, vetën e ka marrë në qafë.
Të hënën në mbrëmje gazeta “Kronen Zeitung” njoftoi se një polic i armatosur është plagosur rëndë, por të martën u bë e ditur, se ai nuk ndodhet më në rrezik për jetën. Të shtënat e para u dëgjuan në afërsi të sheshit Schëedenplatzes. Sinagoga ndodhet afër me të, në rrugën Seitenstettengasse. Sipas policisë ka pasur disa pika sulmi, dhe në to kanë amrrë pjesë disa atentatorë me kallashnikov.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz u shpreh, se “nuk do të lejojmë të frikësohemi nga terrorizmi”. “Këto sulme do t’i luftojmë me të gjitha mjetet.” Presidenti austriak van der Bellen u shpreh, se ” jemi të gjithë të prekur”, me mendje jemi tek viktimat, të afërmit e tyre dhe të plagosurit. “Ne do të mbrojmë demokracinë dhe lirinë tonë të bashkuar dhe të vendosur me të mjetet e duhura.” Kancelarja Merkel reagoi e tronditur pas sulmit në Vjenë dhe u shpreh, se ne gjermanët solidarizohemi në krah të miqve tanë austriakë. “Lufta kundër terrorit islamist është lufta jonë e përbashkët”.
Tre policë që luftuan në Vjenë kundër terroristëve ishin shqiptarë
Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë nga Kosova, tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla (03.11) në Berlin, para takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vienë.
Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara, por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.
Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vjenë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak.
Le të reflektojmë mbi këtë dëshmi të mirëintegrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit”, tha Haradinaj.