Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit, ka njoftuar se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, e mes tyre edhe në Kosovë.
Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se për Kosovë është emëruar për ambasador Tamar Ziv.
Në Kosovë, u emëruan ambasadorë të rinj edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Norvegji, Hungari, Kolumbi e Vietnam.
Izraeli e Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike para pak muajsh, falë Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Kushti i Izraelit për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe për marrëdhënie diplomatike, ishte që ambasada të hapet në Jerusalem.