Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer gjatë vizitës së tyre në Beograd kanë takuar edhe kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë. Lajcak ka treguar se me klerikun serb kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas këtij takimi ka folur edhe vetë patriarku serb, Porfirije, i cili ka thënë se për serbët “Kosova është ajo çfarë Jerusalemi është për Izraelin.
Për serbët, Kosova është çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë dhe patriarkana e Pejës për Kishën Ortodokse është çfarë është Vatikani për Kishën Katolike”, ka deklaruar patriarku.
Por një takim I tillë ka ngjallur reagime të shumta, doktori i shkencave politike, Jasmin Mujanoviç, duke e cilësuar si një vendim të tmerrshëm takimin me patriarkun pasi sipas tij, nuk duhet që të faktorizohen drejtuesit e institucioneve fetare për çështje që ndërlidhen me politikë.