PDK : Tahiri mospërfillës ndaj Mulakut – Shtatorja dhe sheshi “Hasan Prishtina” meritë kryekëput e PDK-së

Për manifestimin qëndror të 20 vjetorit të Çlirimit të Qytetit të Vushtrrisë ku u përurua edhe shtatorja dhe sheshi që po mban emrin e vepritmarit Hasan Prishtina, ka reguar PDK.

Dega e PDK-së në Vushtrri në reagimin saj shkruan se Tahiri ka zgjedhur injorimin si metodë përshendëtëse për të gjithë simpatizantët e PDK-së dhe duke e futur në këtë mospërfillje edhe ish-kryetarin e komunës Bajram Mulaku, për të cilinë në reagimin thuhet se bartë meritat kryesore për shtatoren dhe sheshin “Hasan Prishtina” e që tutje në reagim thuhet se janë meritë kryekëput e PDK-së.

Një aspekt të tjetër organizativ i manifestimit të 20 vjetorit kanë qenë në thumb të reagimit të PDK-së, ku ndër tjera përmendet edhe rradhitja ku u ulë ish kryetari Mulaku, e madje ai as nuk u përshendet.

Në vazhdim gjeni të plotë reagimin e lëshuar nga dega e PDK-së në Facebook pa ndërhyrje :
Sheshi “Hasan Prishtina” i përuruar sot, kryekëput meritë e Bajram Mulakut dhe e PDK-së.

Në vend që të jetë mirënjohës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri injorimin e ka zgjedhur si metodë përshëndetjeje për gjithë simpatizuesit e PDK-së, duke e futur po në këtë mospërfillje edhe ish-kryetarin e komunës Bajram Mulakun, në ç’rast sot në përurimin e këtij sheshi të nderuarin Mulaku e kishin radhitur në ulëset e pasme dhe duke as mos e përshëndetur praninë e tij, megjithëse u përshëndeten emra pa kontribut.

Ky ishte “një falënderim” i radhës nga Tahiri për Mulakun ani pse shtatorja, sheshi, objekti i komunës, salla sportive etj, etj, për të cilat po i merr meritat dhe po i ngre krahët lart Tahiri, janë projekte të realizuara në qeverisjen e Mulakut, por të mbetura në finale. Këtë e dëshmon dhe fotoja kur arriti shtatorja dhe u prit nga z. Mulaku dhe administrata komunale.

Xhafer, siç jemi ne në dijeni janë dhe shumë qytetarë në shumë takime, të cilët kanë parë në fytyrën tënde mllef për duartrokitjet dhe brohoritjet që i janë bërë Mulakut, edhe pse nuk ishte në qeverisje. E gjithë kjo e dëshmon një punë të mirëfilltë dhe dashuri për qytetin ku jeton.

PDK
Dega në Vushtrri.

Leave a Comment

Your email address will not be published.