Pikërisht sot (18.05. 2023), në seancën dëgjimore mbi angazhimin amerikan në Ballkan, senatori Bob Menendez kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, e specifikisht për pasivizimin e adresave.
Poashtu senatori Menendez në këtë seancë dëgjimore nënvizoi se pakica shqiptare në Serbi i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia.
“Kam dëgjuar se shqiptarët etnik në Luginën e Preshevës i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm. Atyre iu merren lejet e njoftim8it dhe të tillët mbeten pa shtetësi”, ka deklaruar kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, Bob Menendez.