Për një orë e gjysëm mblidhen pesë miliardë euro në fushatën televizive në Turqi

Televizionet turke janë bashkuar në një fushatë për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet e fuqishme që goditën këtë vend.
Me moton “TurkiyeBirYurek” (Turqi një zemër), transmetimet televizive kanë filluar në ora 20:00, sipas kohës lokale, dhe raportohet se janë mbledhur shuma të majme të parave.
Raportohet se rreth pesë miliardë euro janë mbledhur brenda vetëm një ore gjersa fushata po vazhdon ende.

Pjesë e fushatës janë emrat më të njohur të televizioneve turke, duke nisur nga aktorët të cilët janë të njohur edhe në Kosovë.

Aras Bulut Iynemli, Ezgi Mola, Halit Ergenc, Burak Ozcivit, Engin Ayturk, Demet Ozdemir, Kubilay Aka, Afra Saraçoglu, Mert Yazëcëoglu.

Leave a Comment

Your email address will not be published.