Përdorimi i armëve kimike nga Rusia mund të nxisë ndërhyrjen e NATO-s

Në ditën e 18-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus. Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale, por Telegrafi do të vazhdojë t’ua sjellë edhe më tej zhvillimet e fundit, minutë pas minute, në hapësirën e mëposhtme të dedikuar për raportimin në kohë reale.

Sulmi me raketa ruse në bazën ushtarake në Ukrainë është ‘një gisht i mesit i treguar SHBA-së’, vlerëson eksperti i Institutit Polak për Çështje Ndërkombëtare

Daniel Szeligowski, Drejtues i Programit të Evropës Lindore dhe anëtar i lartë kërkimor për Ukrainën në Institutin Polak të Çështjeve Ndërkombëtare, ka ofruar analizën e tij mbi sulmin ajror të Rusisë që synon një bazë në Yavoriv, pranë kufirit të Polonisë.

Dhe sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai vlerëson se sulmi ishte një “gisht i mesit i treguar për SHBA-në”.

BE-ja dënon rrëmbimin e kryebashkiakëve të Melitopol dhe Dniprorudne nga forcat e armatosura ruse

Pamje që tregojnë pasojat e sulmit ajror rus, pranë kufirit Ukrainë-Poloni

Disa pamje të publikuara nga Sky News thuhet se tregojnë bazën ushtarake Yavoriv pas një sulmi ajror rus.

“Në emër të Zotit, ndaleni këtë masakër”: Papa bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit në Ukrainë

Trupat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

Pushtuesit rusë kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matveyev në rrethin Vasylivka, rajoni i Zaporizhzhia.

Autobusi me dhjetëra ukrainas përmbyset në Itali, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një autobus me rreth 50 shtetas ukrainas është përmbysur në Itali, si pasojë e të cilit aksident ka gjetur vdekjen një grua e re dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Një tren që ishte nisur për të evakuuar refugjatët sulmohet në Ukrainë – vritet konduktori

Një tren pasagjerësh në rrugën e tij për të marrë refugjatët që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u gjend nën zjarr nga forcat ruse, duke vrarë një konduktor, thotë kompania kombëtare hekurudhore e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, konduktori u vra dhe një punonjës tjetër u dërgua në spital me lëndime kur treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk, thuhet në deklaratë.

Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

Kompania thotë se “po bën çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion. Nëntë të vrarë nga një sulm rus në qendrën stërvitore në Lviv – çfarë dimë për bazën që është vetëm rreth 10 kilometra nga territori i NATO-s?

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 janë plagosur në sulmin në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore, ka bërë të ditur guvernatori rajonal i Lviv, Maksym Kozytsky.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp.

Instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në bazën e sulmuar në Ukrainë

Instruktorë të huaj ushtarakë punojnë në bazën ushtarake në Ukrainën lindore, e cila është sulmuar nga Rusia, thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Zyrtarët lokalë thonë se tetë raketa goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, 10 km (6 milje) nga kufiri polak.

“Informacionet për viktimat janë duke u sqaruar”, ka thënë Reznikov.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ata panë disa ambulanca me sirenat e tyre duke lëvizur nga drejtimi i bazës ushtarake.

“Ky është një sulm i ri terrorist ndaj paqes dhe sigurisë pranë kufirit BE-Nato”, shkruan Reznikov në Twitter.

Britanikët që presin refugjatë do të marrin 420 euro në muaj si ‘falënderim’ nga qeveria

Britanikët që mirëpresin refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre për të paktën gjashtë muaj pa qira do të marrin 350 £ (rreth 420 euro) në muaj si “falënderim” nga qeveria.

Një hap i tillë vlerësohet se vjen pas disa javësh kritikash ndaj reagimit të qeverisë ndaj krizës së refugjatëve.

Qëllimi është që deri në dhjetëra mijëra ukrainas që ikin nga lufta në vendin e tyre, duke përfshirë ata që nuk kanë lidhje familjare me Mbretërinë e Bashkuar, do të jenë në gjendje të jetojnë të sigurt, pa qira.

Rusia po përparon, por ka humbje të mëdha – thotë raporti më i fundit i inteligjencës britanike

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e saj më të fundit të inteligjencës.

Për të lexuar lajmin rreth këtij raporti, klikoni KËTU.

Sulmohet aeroporti në Ivano-Frankivsk të Ukrainës

Më herët ishte raportuar për shpërthime në qytetin perëndimor të Ivano-Frankivsk – dhe tani kryebashkiaku thotë se aeroporti i qytetit është vënë në shënjestër të një sulmi.

“Sipas informacioneve paraprake, shpërthimet e mëngjesit të sotëm ishin nga një sulm në aeroport”, tha Ruslan Martsinkiv në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Ju kujtoj se qëllimi i armikut është të mbjellë panik dhe frikë”, thotë ai.

Qyteti është rreth 114 km (70 milje) në jug të Lvivit, ku u godit një bazë e përdorur për stërvitje ushtarake. r

Zelensky: Ne ende duhet të luftojmë – çdo ditë dhe çdo natë duhet të kërkojmë mënyra për t’i shkaktuar dëm maksimal armikut

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një fjalim të ri.

Ai shpalli një numër dekoratash ushtarake për ushtarët ukrainas – shumica prej tyre u dhanë pas vdekjes.

Zelensky komentoi gjithashtu situatën në Kherson, një qytet ukrainas nën kontrollin rus, përcjell Telegrafi.

Zyrtarët ukrainas: Një qendër e stërvitjes ushtarake në Lviv u godit nga sulmet ajrore

Zyrtarët ushtarakë të Lviv kanë thënë se forcat ruse kryen një sulm ajror dhe qëlluan tetë raketa në Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë, sipas BBC Ukrainian.

Qendra ndodhet në rrethin Yavoriv, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Lviv, dhe është një terren trajnimi ushtarak, përcjell Telegrafi.

Nga zona thuhet se u panë kolona të mëdha tymi.

Nga misionet e shpëtimit te gjetja e vendeve të reja të punës, industria e teknologjisë po ndihmon viktimat e agresionit rus në Ukrainë

Nga misionet e shpëtimit te gjetja e vendeve të reja të punës, industria e teknologjisë po ndihmon viktimat e agresionit rus në UkrainëNga misionet e shpëtimit që ndihmojnë ukrainasit për t’iu shmangur qyteteve të shkatërruara nga agresioni rus deri tek ofrimi i shërbimeve të përkthimit sapo të kalojnë kufijtë duke i ndihmuar të fillojnë jetë të re dhe të gjejnë punë në Evropë, industria e teknologjisë po shndërrohet në shpresë për qytetarët e Ukrainës.

Kompania ukrainase e softuerit N-iX kishte bërë tashmë plane emergjente për të evakuuar 300 pjesëtarë të stafit në Kiev dhe 150 të tjerë në Ukrainën lindore përpara agresionit të fundit rus që filloi më 24 shkurt…

Përleshje, viktima, përpjekje për evakuim dhe diplomaci – Ngjarjet kryesore të ditës së sotme rreth Ukrainës

Përleshje, viktima, përpjekje për evakuim dhe diplomaci – Ngjarjet kryesore të ditës së sotme rreth UkrainësEdhe sot Rusia ka vazhduar me bombardimet dhe vrasjen e civilëve ukrainas.

Rusët sot raportohet se kanë rrëmbyer një kryetar të një qyteti ukrainas, e cila ka bërë që të zemërohen qytetarët e Melitopolit.

Më poshtë janë disa prej ngjarjeve kryesre që përshkrojnë ditën e 17-të të agresionit rus në Ukrainë.

Bisedimet diplomatike: Një telefonatë mes liderëve francezë, gjermanë dhe rusë nuk dha ndonjë rezultat konkret. Presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz kërkuan një armëpushim, por Vladimir Putin nuk tregoi ndonjë vullnet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Shifrat e viktimave: Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve se rreth 1300 trupa ukrainase janë vrarë në 17 ditët e para të agresionit rus. Burimet perëndimore vlerësuan të premten se rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu në atë periudhë.

Përpjekjet për evakuim: Korridoret humanitare ishin ngritur nga Mariupol, Sumy dhe qytete e fshatra jashtë kryeqytetit Kiev. Por bombardimet e vazhdueshme ruse në disa vende, përfshirë afër Kievit, i kanë bërë gjërat më të vështira. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha BBC-së se një autokolonë ishte nisur nga Zaporizhzhya për në qytet duke transportuar ndihma dhe duke përfshirë autobusë për evakuimet, por nuk ishte e qartë nëse do të kalonte.

Përleshje në afërsi të Kievit: Ndërsa gjërat kanë qenë të qeta në qendër të kryeqytetit, përleshjet kanë vijuar në periferi. Inteligjenca britanike thotë se pjesa më e madhe e forcave ruse janë brenda 25 km nga qendra. Zyrtarët ukrainas kanë frikë se rusët mund të përgatiten për të nisur një sulm në shkallë të gjerë.

Zemërim për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit: Qindra banorë kanë dalë në rrugët e qytetit juglindor të Melitopolit për të protestuar kundër rrëmbimit të kryetarit të tij nga forcat ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe akuzoi rusët për “kalim në një fazë të re terrori”.

Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?

Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?Mariupol është në juglindje të Ukrainës, në bregun verior të Detit Azov. Nëse Rusia e merrte atë dhe portet e tjera në Azov, mund të krijonte një korridor tokësor për në Krime, të cilin ia mori Ukrainës në vitin 2014.

Kjo do të bashkonte forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore me trupat ruse në Krime…

Zelensky diskuton me kryeministrin izraelit rreth bisedimeve të mundshme të paqes me Rusinë

Zelensky diskuton me kryeministrin izraelit rreth bisedimeve të mundshme të paqes me RusinëPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, foli me Naftali Bennett, kryeministrin izraelit, ku i kërkoi ndihmë për lirimin e Ivan Fedorovit, kryebashkiakut të Melitopolit, i cili u kap rob nga forcat ruse të premten.

“Vazhdim i dialogut me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett. Ne folëm për agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes. Ne duhet të ndalojmë represionet kundër civilëve: kërkuam të asistojnë në lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit të robëruar dhe figurave publike lokale”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

“Mbylleni qiellin” – Protestuesit në New York bëjnë thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë

“Mbylleni qiellin” – Protestuesit në New York bëjnë thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi UkrainëNgjyrat e flamurit ukrainas dominuan në Times Square të New Yorkut gjatë një proteste me moton “Close The Sky (Mbylleni qiellin)”.

Demonstruesit po bënin thirrje për një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, diçka që NATO ka vazhduar ta refuzojë.

Tanku rus godet me predhë objektet e banimit në Mariupol

Tanku rus godet me predhë objektet e banimit në MariupolReuters ka publikuar imazhe të reja satelitore teksa zbuluan dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat në të gjithë qytetin e Mariupolit në jug të Ukrainës.

Forcat ruse kishin rrethuar Mariupolin më shumë se një javë më parë dhe që atëherë e kanë granatuar atë vazhdimisht… shikoni videon.

Kryediplomati ukrainas dyshon se mund të arrihet një zgjidhje diplomatike me Rusinë

Kryediplomati ukrainas dyshon se mund të arrihet një zgjidhje diplomatike me RusinëMinistri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka pak shpresë në negociata që do t’i jepnin fund agresionit rus të Ukrainës.

“Ka pak hapësirë për diplomaci në mendjen e [presidentit rus Vladimir] Putin”, tha ai në një forum të politikave të SHBA-së. “Ne duhet ta mbajmë të hapur kanalin e diplomacisë”, duke qenë të vetëdijshëm për “përpjekjet e Rusisë për të manipuluar publikisht këtë pistë”…

Abramovich po mundohet ta “fsheh” super-jahtin, zbarkohet në Mal të Zi

Abramovich po mundohet ta “fsheh” super-jahtin, zbarkohet në Mal të ZiSuper-jahti 513 milionë eurosh i miliarderit rus Roman Abramovich u ankorua në Mal të Zi të shtunën derisa oligarku po përballet me sanksione.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, anija luksoze Solaris mbërriti në portin e Tivatit pasi u largua nga Barcelona të martën – dy ditë para se Abramovich të sanksionohej nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar…

Harris paralajmëron se agresioni rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën

Harris paralajmëron se agresioni rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë EvropënZëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris theksoi unitetin midis amerikanëve dhe aleatëve të saj në NATO dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.

“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik në Uashington, DC…

Edhe një tjetër administrator i linjës ajore ruse largohet nga Rusia

Edhe një tjetër administrator i linjës ajore ruse largohet nga RusiaNjë nënkryetar i transportuesit kryesor të Rusisë, Aeroflot thotë se ka dhënë dorëheqje dhe është larguar nga vendi.

Andrei Panov, zëvendësdrejtori i Aeroflot përgjegjës për marketingun, shkroi në Facebook se “jeta e vjetër ka marrë fund”.

Putin pranon se gjërat nuk po shkojnë sipas planit në pushtimin e Ukrainës

Putin pranon se gjërat nuk po shkojnë sipas planit në pushtimin e UkrainësNë fjalimin e fundit drejtuar familjeve të ushtarëve që luftojnë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin duket se ka pranuar se gjërat nuk po shkojnë aq mirë sa mund të pritej.

“Unë e kuptoj që ju kujdeseni për të dashurit tuaj, mund të jeni krenarë për ta, ashtu si i gjithë vendi është krenar për ta dhe kujdeset për ta bashkë me ju”, tha ndër të tjera Putin…

Vdesin shtatë civilë pasi rusët qëlluan në autokolonën e evakuimit në afërsi të Kievit

Vdesin shtatë civilë pasi rusët qëlluan në autokolonën e evakuimit në afërsi të KievitShërbimi i inteligjencës i Ukrainës thotë se shtatë civilë janë vrarë pasi trupat ruse qëlluan në një autokolonë evakuimi.

Karvani po transportonte njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit.

Vazhdojnë protestat kundër arrestimit të kryetarit të qytetit të Melitopolit

Vazhdojnë protestat kundër arrestimit të kryetarit të qytetit të MelitopolitMijëra njerëz protestuan sot në qytetin ukrainas Melitopol pas arrestimit të dyshuar të kryebashkiakut Ivan Fedorov nga forcat ruse.

Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Rusinë për shkelje të ligjit ndërkombëtar duke rrëmbyer kryetarin e bashkisë pasi ai u akuzua në mënyrë të rreme për terrorizëm.

Ukrainasit zhvillojnë dronët për hedhjen e koktejeve molotov mbi armiqtë e tyre

Ukrainasit zhvillojnë dronët për hedhjen e koktejeve molotov mbi armiqtë e tyreUshtria e Ukrainës zhvilloi një dron për të hedhur kokteje molotov mbi armiqtë e saj dhe një nga armët e kthyera nga një shishe birre u lëshua të enjten.

Siç raportohet, droni i vogël fluturues u zhvillua nga Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës dhe duket se ka katër tehe…

Biden ndan 200 milionë dollarë shtesë për shërbimet e mbrojtjes në Ukrainë

Biden ndan 200 milionë dollarë shtesë për shërbimet e mbrojtjes në UkrainëNë një memorandum të së shtunës, presidenti i SHBA-së, Joe Biden delegoi Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken për të drejtuar tërheqjen e 200 milionë dollarëve për shërbimet e mbrojtjes, përfshirë arsimin dhe trajnimin ushtarak, për Ukrainën.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, Akti i Ndihmës së Jashtme i 1961 (FAA) lejon një president të autorizojë “disponimin e pronës ose shërbimeve të Shteteve të Bashkuara”, një tërheqje, për kombet e huaja pa autoritet legjislativ ose ndarje buxhetore, e cila zakonisht shpërndahet në rast emergjente në një vend apo rajon të huaj…

Franca paralajmëron sanksione të ashpra që prekin personalisht Putinin

Franca paralajmëron sanksione të ashpra që prekin personalisht PutininGjatë ditës së sotme ka pasur një telefonate mes presidentit francez, Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin.

Presidenca franceze tani ka zbardhur më shumë informacione rreth asaj që u tha gjatë bisedës gati 90-minutëshe mes tri politikanëve…

Zyrtari i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftës

Zyrtari i presidencës franceze: Putin nuk është i gatshëm t’i jap fund luftësMë herët sot, pati një bisedë 75-minutëshe mes presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Emmanuel Macron dhe liderit gjerman, Olaf Scholz.

Një zyrtar i presidencës franceze ka dhënë disa detaje të telefonatës.

Zyrtari tha se Putin “nuk dukej gati për t’i dhënë fund luftës” në Ukrainë…

Gjermania ka pranuar rreth 123 mijë refugjatë nga Ukraina

Gjermania ka pranuar rreth 123 mijë refugjatë nga UkrainaNdërsa rreth 123 mijë refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i agresionit rus në fund të muajit të kaluar.

Por, mungesa e kontrolleve kufitare në kufirin e vendit me Poloninë nga vijnë shumica e refugjatëve ukrainas mund të nënkuptojë se numri është dukshëm më i lartë, sipas Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë…

Së paku 79 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si pasojë e agresionit rus

Së paku 79 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si pasojë e agresionit rusTë paktën 79 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus.

Gjithashtu është bërë e ditur se 100 fëmijë të tjerë janë plagosur, tha të shtunën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës

Rreth 1300 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë pushtimit rus

Rreth 1300 ushtarë ukrainas të vrarë gjatë pushtimit rusPresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se 1300 ushtarë ukrainas kishin vdekur që nga fillimi i agresionit rus.

Ai shtoi gjithashtu se rreth 500-600 ushtarë rusë iu dorëzuan forcave ukrainase të premten.

Jerusalemi sygjerohet si vend mikpritës i bisedimeve të paqes Ukrainë-Rusi

Jerusalemi sygjerohet si vend mikpritës i bisedimeve të paqes Ukrainë-RusiIzraeli po përpiqet që të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës – duke pasur parasysh marrëdhëniet e forta të administratës izraelite me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Dhe si pjesë e serisë së komenteve të përmendura në postimin e mëparshëm, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se shpreson për “ndikim të rëndësishëm pozitiv” nga kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Presidenti ukrainas tha se Izraeli mund t’i japë garanci sigurie Ukrainës – dhe hodhi idenë se bisedimet e paqes mund të zhvillohen në Jerusalem.

Zelensky thotë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë, duhet t’i paraprijë armëpushimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se çfarëdo bisedimesh me Rusinë duhet të fillojnë me armëpushim, pasi ka akuzuar perëndimin për mospërfshirje të mjaftueshme në bisedimet për paqe.

Macron, Scholz dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, liderët evropianë bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike të zhvilluar me homologun rus Vladimir Putin, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Siç raporton Reuters, zëdhënësi i qeverisë gjermane është cituar të ketë thënë se një bisedë telefonike është zhvilluar prej 75 minutash mes Putinit, Macronit dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Vazhdojnë sanksionet për Abramovich, tani rusi skualifikohet nga Liga Premier

Vazhdojnë sanksionet ndaj pronarit të Chelseat Roman Abramovich në Angli.

Pas qeverisë së Britanisë së Madhe, tani miliarderi rus është pezulluar edhe nga Liga Premier.

Ka qenë faqja zyrtare e Ligës Premier në Twitter që ka njoftuar se kanë skualifikuar pronarin e Chelseat. Për ta lexuar lajmin e plotë klikoni këtu.

Bota e sportit e ka shmangur Putinin

Derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, një mori organizatash sportive ndërkombëtare dhe organe drejtuese janë përgjigjur gjithashtu duke vënë në shënjestër Vladimir Putinin dhe atletët e tij me sanksione të ashpra në forma të ndryshme dhe presidentit rus i janë hequr titujt e shumtë të nderit sportiv, raporton CNN.

Veçanërisht sportistët rusë dhe bjellorusë nuk u lejuan të garojnë në Lojërat Paraolimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Mijëra qytetarë të Melitpolit protestojnë, kundërshtojnë rrëmbimin e kryetarit të qytetit të tyre nga forcat ruse

Ushtarët rusë thyen dyert e oborrit dhe u futën në shtëpinë e tyre, çiftit të moshuar ukrainas as që iu tremb syri – i detyruan trupat të largohen

Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjen më të madhe në dekada

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re në rrjetet sociale, me të cilën i është adresuar popullit ukrainas.

Zelensky tha se ushtria ruse ka pësuar humbjen më të madhe në dekada – duke pretenduar se grupe taktike të batalionit të 31-të të ushtrisë ruse, tani janë të paafta për luftime.

Leave a Comment

Your email address will not be published.