Përplasje për Radojçiqin e Rakiqin në Kuvend

Në një debat për situatën në veri dhe veprimet e fundit të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kanë bërë debat të ashpër në Kuvendin e Kosovës.

Kurti tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ishte pritur nga Haradinaj në zyrën e kryeministrit, shkruan arbresh.info

“Vetëm ta keni parasysh, para 4 viteve kryekrimineli atje është pritur në zyrën e kryeministrit. A sot ka fletëarrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan. Ky është dallim i madh… Andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm sepse ju njohim mirë”, tha Kurti.

Në replikë, Haradinaj i tha Kurtit të mos merrte merita për listën e zezë të SHBA-së, por të marrë masa për ministrin Goran Rakiq.

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’. Vërtetë s’kam kujt me ia shitë, se ia kisha shitë. Por atij që është bërë ‘good guy’ më s’di në çfarë drejtimi me i shitë moral… Mos merr merita për listën e zezë, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd. Njëjtë si ai tjetri është. Ti je në tavolinë me të”, tha ai.

Kurti kundërreplikoi duke thënë se është ‘good guy’.

“Gjithmonë kam qenë ‘good guy’. Absolutisht unë nuk e kuptoj çfarë vlere paska mos me qenë ‘good guy’”, tha ai ndër tjerash.

Leave a Comment

Your email address will not be published.