Përplasje të dhunshme në Kongresin amerikan, vdes një grua

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden's victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/Julio Cortez)

Gruaja e cila u qëllua gjatë trazira në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbi jetën. Lajmin e bën të ditur CNN.
“Po, femra që u qëllua brenda Kapitolit humbi jetën në një spital të zonës”, tha zëdhënësi Dustin Sternbeck me Departamentin e Policisë Metropolitane për CNN.

Kujtojmë që gjatë pasdites në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi një protestë nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, i cili nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve me pretendimin se ato janë vjedhur. Protestuasit shkaktuan kaos duke thyer kordonin e policisë dhe duke u futur brenda Capitol Hill.

Policia në SHBA iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe armë protestuesve të cilët vërshuan në Kongresin amerikan për të kontestuar humbjen e Donald Trump pas disa përpjekjesh nga Trump për të ndryshuar rezultatet,

Policia evakuoi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin pasi protestuesit pro-Trump marshuan nëpër sallat e Kongresit, duke i detyruar të dy dhomat të ndërpresin diskutimet ndërsa po takoheshin për të certifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Një protestues brenda Senatit bërtiti: Trump fitoi zgjedhjet!.

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se Presidenti Trump ka urdhëruar Gardën Kombëtare dhe “shërbimet e tjera mbrojtëse federale” për të ndihmuar me shpërndarjen e protestuesve në Kongresin e SHBA.

“Ne përsërisim thirrjen e Presidentit Trump kundër dhunës dhe pro paqes,” shkroi Kayleigh McEnany në Twitter.

Nënpresidenti Mike Pence bën thirrje që protestuesit të largohen nga ndërtesa e Kapitolit.

Mike Pence po bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe që njerëzit që të respektojnë zbatimin e ligjit duke u larguar nga ndërtesa.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa,” shkroi Pence në Twitter.

Ai vazhdoi: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.