Përse u sulmua Top Channel?

Sulmi i rëndë ndodhi  të martën pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e mërkurë  në emisionin “Zona Zero”, për të folur në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top Channel.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhi në lidhje me arsyet që fshihen pas këtij sulmi, Fevziu deklaroi se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike. Ai theksoi se nëse kjo ngjarje nuk zgjidhet, atëherë krimi do marrën jë fuqi të madhe.

“Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten.

Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend që quhet ndër më të sigurtit në botë. Kjo sot është shumë e rëndë, pikërisht sepse është sot, e bën më të rëndë ngjarjen.

Unë jam 33 vjet gazetar, me thënë të drejtën nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime edhe pse kam trajtuar çdo lloj teme. Kjo ngjall një lloj shqetësimi, por duhet pasur parasysh se gazetarët nuk mund të tremben vetëm se një njeri gjuan me armë. Gazetari shkon në luftë, në ngjarje kriminale, kush do që ka zgjedhur gazetarinë, e di se rrezikun e ka brenda profesionit.

Nuk mund të presësh që politika ka gjë nën dorë. Nuk besoj se kjo ngjarje ka lidhje me politiken, apo edhe me ngjarje pa lidhje siç e bëjnë me “Big Brother”, kjo është çështje serioze. Një tentativë për ti marrë jetën një personi dhe tjetra një tentativë për sulm ndaj një institucioni duhet të zgjidhet sa më parë. Këtu ka një frymë të mungesës së bashkëpunimit të politikës me median. Në vitet 90 ka pasur më shumë bashkëpunim. Ka një klimë negative.”- tha Fevziu.

Ish-prokurorja: Sulmi ndaj Top Channel, i organizuar në detaje

Ish-kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj e ka quajtur një akt të krimit të organizuar sulmin ndaj Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola. E ftuar në “Opinion”, Imeraj tha se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat. Referuar vrasjes së Kolës, ajo shtoi se autorët e kanë marrë parasysh se nga sulmi mund të kishte dhe pasoja të tilla, por për ta nuk ka pasur rëndësi kjo gjë.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje. Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tilë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja,”- u shpreh Imeraj.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh.

Dyshohet se ish- dhëndri rojes merret me trafikim klandestinësh

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me sulmin ndaj Top Channel ndërsa ka qenë e ftuar në “Wake Up”.

Hoxha tregoi se personi i parë që e ka parë të ndjerin Pal Kola në minutat e fundit të jetës ka qenë një kolege e saj e cila ishte e traumatizuar.

“Dëshmitarja e parë ka qenë një kolege e imja që s’po ia përmend emrin, dhe ajo kishte mbaruar turnin dhe po priste oficerin e Policisë e traumatizuar dhe më thoshte “Pse po vonojnë?”.

Është djegur një Range Rover, autorët, mënyra se si kanë lëvizur, tregon që ka qenë e mirëmenduar.

Ish-dhëndri i Pal Kolës, ky shtetas dyshohet se merret me trafikim klandestinësh, dhe është shoqëruar bashkë me një shokun e tij. Ai u ndalua në Vlorë dhe u mësua se ka qenë dhe në Gjirokastër ditën e djeshme edhe është lënë i lirë.

Përpikmëria, shpejtësia, makina që kishin zgjedhur, target e vjedhura…tregon për një mekanizëm mafioz të organizuar”, tha gazetarja për “Wake Up”.

“Der Standard”: Ngjarja shokoi presidentin austriak që po vizitonte Tiranën

Dhjetëra media të huaja kanë raportuar për sulmin e ndodhur mbi godinën e televizionit Top Channel. Ndërkohë, e përditshmja austriake ‘Der Standard’ shkrua se ngjarja shokoi presidentin austriak, i cili ndodhej gjatë kësaj kohe për vizitë në Tiranë

Autorë të panjohur qëlluan mbi një godinë televizioni në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbrëmjen e së hënës, duke vrarë një roje sigurie.

60-vjeçari ndërroi jetë nga plagët e marra gjatë rrugës për në spital, raportojnë mediat shqiptare duke cituar policinë. Objektivi i sulmit ishte selia e televizionit Top Channel.

Sipas raportimeve, agresorët erdhën me një fuoristradë dhe qëlluan me armë gjysmëautomatike në hyrje të ndërtesës. Roja e sigurisë u qëllua në kabinën e tij.

Motivi i aktit të dhunës fillimisht mbetet i paqartë. Autoritetet gjetën rrënojat e djegura të një mjeti të përdorur nga vrasësit.

Top Channel konsiderohet si kanali kryesor televiziv në gjuhën shqipe. Programet e tij transmetohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovën fqinje, ku jetojnë edhe shqiptarë etnikë.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri të hënën, u shpreh i shokuar nga sulmi.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e armatosur në ndërtesën e një stacioni televiziv të madh shqiptar dhe dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të përzemërta për familjen e rojës së sigurisë që u vra,” tha Van der Bellen gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptar. Ai shpreson se motivi i këtij akti të neveritshëm do të sqarohet dhe se autorët do mbajnë përgjegjësi.

Van der Bellen po viziton Tiranën që nga e diela së bashku me ministren e Drejtësisë, Alma Zadiç dhe një delegacion të madh biznesi, shkruan ‘Der Standard’ .

 

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.