Mbretëresha e xhudos që solli shumë medalje vendit tonë, sot iu është përuruar statuja në qytetin e saj të lindjes, në Pejë.
Ajo u shpreh shumë e lumtur dhe e ka cilësuar këtë ditë si historike.
“Sot është një ditë historike jo vec për juve, besomëni që qysh jeni tu e përjetu ju unë jam tu e përjetu dy herë ma shumë. Kam shumë emocione, faleminderit shumë që keni ardh,” ka thënë Kelmendi.
“Po besoj që kjo statujë ka me i motivu shumë fëmijë në Kosovë edhe ka me i bind që ata kanë me arrit suksese si njëjtë si unë. Unë gjithçka kom fillu prej këtij vendi të vogël edhe i kom arrit majat botërore,”.