Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.
Xhesina është nga një fshat i Elbasanit dhe shprehet e lumtur që iu dha mundësia të mësonte një profesion si pilotimi. “Para tre vitesh fillova punë si stjuardesë. Kisha mundësinë të shikoja pilotët, kabinën e pilotimit, si fluturonin dhe më pëlqente shumë. Misa të marr informacione dhe të bëj trajnime për ta mësuar si profesion”.
25 vjeçarja tregon sa pilote femra ka në këtë profesion. “Tregu i pilotëve kudo në botë kryesohet nga meshkujt, femrat janë rreth 7%. Por më vjen mirë sepse kam njohur shumë vajza të tjera që janë pilote ose po trajtohen për t’u bërë pilote. Këtu në Dubai nuk kam pasur paragjykime”.
Sipas saj këtë mundësi nuk do ta kishte në Shqipëri. “Unë mendoj se në Shqipëri janë mundësitë për të hapur një shkollë pilotimi. Është terreni i duhur dhe jam e sigurt që ka kapacitetin. Ëndrra ime më e madhe është hapja e shkollës së pilotimit në Shqipëri”./Top Channel