Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet, informon a2news.com

Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezullua urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.
Por, kush është Preku që planifikohej të VRlSTE kryeministrin Albin Kurti?
Sipas dokumentit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/VRASËSlT. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper.Paraprakisht mësohej që planifikohej të VRlTEJ Ismet Haxha, dhe më pas Xhavit Haliti. Një muaj pas vr.asjes së deputetit të PDK-së, do të VRlTEJ edhe Albin Kurti për t’u dukur si akt hakmarrjeje.

Nacionales i kanë ardhë shumë informacione për personin që thuhej se duhej të realizonte planin në fjalë me armë në dorë. Shumë prej këtyre informacioneve janë të paverifikuara.Një informacion i verifikuar megjithatë për z. Prek Kodra, është se ai ishte arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës. Ai raportohej se ishte simpatizant i njërës prej dy partive të mëdha të Shqipërisë (Partia Socialiste-Partia Demokrate).

46 vjeçari del se është nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër. Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafian e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë zënë me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

“Ka lidhje të forta me malazez. Këta (grupi i Kodrës) bëjnë krime dhe i mblulojnë se kanë lidhje me shtetin.” – i tha një burim që donte të mbetej anonim për shkaqe sigurie.
Image
Prek Kodra

Leave a Comment

Your email address will not be published.