Poezi nga poeti i madh Esat Mekuli, “Qindro”

Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi, mbi supet tanë të shtypun,
mbi krenat tona robnije e ûje përulë;
hapu, moj tokë e zezë, nën kambët dathë tonat –
përpij këto qenie që porezi* dhe gurbeti i shkatërroi
dhe kërbaçi i xhandarit që me shikim anmiku tmerron
dhe ciatja e fëmisë së mjerë që pa bukë ankon…

Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime –
Kjo jetë s’na duhet gja, të shtypun në robni:
se emnin që patëm s’e kemi, as tokën rimë me djersë,
as bjeshkët flladitëse me pisha shekullore
ku gjaksorët tash ndër prita përgjojnë,
ku ofshamat tona – heu! – ernat e malit i çojnë…

______________________________
Por – jo! Jo, o vllazën – zullumi kputet prej s’trashi –
gjaksorit kungulli gjithmonë s’i shkon mbi ujë!
Ta dini – hekrat e robnisë dhe mjerimit shpejt kanë
m’u kuptë
e mbi rrenimet e s’vjetrës, krahas me popujt tjerë,
jeta e re do të fillojë …
Vajtimin lene! N’luftë! Përpara! Bini!
Qe – miliona t’shtypun të botës përbri i kini.

Esad Mekuli
(1936)

Leave a Comment

Your email address will not be published.