Parashikime të këqija vijnë nga Nostradamusi, mjeku-farmacisiti i famshëm dhe për vitin 2023. Pothuajse të gjitha parashikimet e tij kanë të bëjnë me fatkeqësitë, siç komenton gazeta gjermane “Bild”.
Sipas parashikimeve të Nastradamusit për vitin që po presim ndryshimet klimatike të kombinuara me krizën ekonomike do i çojë njerëzit në kanibalizëm, Lufta e Tretë Botërore bëhet realitet ndërsa Papa i ri, ai që do të pasojë Papa Françeskun – do të jetë i keq, si “Antikrishti”
Kanibalizmi
Sipas Nostradamus, ngrohja globale mund t’i shtyjë njerëzit drejt kanibalizmit!
Siç shpjegon ai në librin e tij të profecive, ngrohja globale mund të çojë në vdekjen e shumë peshqve, duke rrezikuar një nga burimet më të rëndësishme ushqimore të njerëzimit. Dhe për mbijetesën njerëzve nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm: të fillojmë të hajnë njëri-tjetrin…
Lufta e Tretë Botërore
Në vitin 2023 njerëzimi do të përballet me shtatë muaj luftë, e cila mund të jetë një vazhdimësi e armiqësive në Ukrainë.
Profecia e Nostradamusit tregon se, në vitin 2023, konflikti do të përshkallëzohet në një luftë botërore në shkallë të plotë duke pasur parasysh arsenalet bërthamore të fuqive të mëdha. Pra, e ardhmja e njerëzimit shkruhet si e pasigurt.
Trashëgimtari i lig i fronit papnor
Nostradamus ka parashikuar gjithashtu se në vitin 2023, “Antikrishti do të mbizotërojë në Tokë”.
Papa Françesku aktual pritet të japë dorëheqjen dhe të zëvendësohet nga një pasardhës i keq. Një… Antikrishti mund të bëhet në vitin 2023 kreu i ri i Kishës Katolike Romake.
Vlen të theksohet se e veçanta e profecive të Nostradamusit ishte se të gjitha parashikimet ishin të paqarta, pa përmendur një datë apo edhe një vit.
Megjithatë, çdo vit ai parashikon se po i afrohemi fundit të botës. E vetmja gjë për të cilën është i sigurt është viti që do të shënojë fundin e botës: 3797.
Libri i tij i famshëm “Les Profeties” u botua në 1555 me Nostradamusin duke parashikuar luftëra, murtaja, fatkeqësi natyrore, luftëra civile, trazira, vrasje politike dhe ngjarje të tjera katastrofike.