Programe të reja studimore në ITShKSh

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve vazhdon me zgjerimin e tij, duke u shndërruar në një institut me relevancë edhe në suaza botërore.

Nga 5 departamente me të cilat u themelua ITShKSh-ja, këtë vit me vendim të Qeverisë, Institutit i janë shtuar edhe 5 departamente të reja, vendime që sipas ministrit të arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, kanë rilindur Institutin.

“Këtij Instituti i janë shtuar edhe 5 departamente të reja duke filluar me departamentin, Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë; Departamenti për edukimin dhe hulumtimin e Holokaustit; Departamenti i marrëdhënieve shqiptare – osmane; Departamenti i kulturës materiale; Departamenti i muzeologjisë, është themeluar edhe Qendra Përkujtimore e Egzodit “Bllaca – 99”, ndërsa në themelim e sipër është Qendra e trashëgimisë së familjes Qiriazi”,- u shpreh ministri i Arsimit, Arbër Ademi.

Institutit iu dorëzua vendimi për fillim me punë të studimeve të ciklit të dytë të programit studimor të kulturologjisë.

“Kemi arritur në një stad ku instituti po krahasohet me akademitë më relevante botërore. Dhe duke hapur departamente që janë të nevojshme jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët të jemi një model i pranuar për një shoqëri multietnike, multireligjioze dhe ky angazhim i instituti po pranohet gjithandej botës”,- tha drejtori i ITKSh-së, Skender Asani.

Ademi dhe Asani njoftuan se ITSHKSH po zgjerohet edhe në aspektin kadrovik, ku për nevoja të zhvillimit shkencor janë siguruar 11 vende të reja të punës, ndërsa janë në pritje për hapje të vendeve të reja të punës.

Leave a Comment

Your email address will not be published.