Pse Hitleri nuk pranoi të ndihmonte Italinë në Shqipëri

Ditaret e luftës të Komandës Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, KTB OKW) në vitet 1940-1945 u mbajtën nga Zyra e Mbrojtjes Kombëtare pranë Shtabit të Operacioneve të Forcave Ushtarake gjermane (Abteilung Landesverteidigung im Wehrmachtführungsstabamt).

Sekretari i Ditareve të Luftës në Komandën Supreme të Forcave të Armatosura Gjermane (K.S.F.A.) ishte Helmuth Greiner deri më Mars 1943 dhe më pas Percy Ernst Schramm. Në vitet 1961-1965 ditaret e luftës u përpiluan nga historianët dhe u botuan nga shtëpia botuese Bernard & Graefe Verlag für Wehrwesen, Frankfurt am Main. Historiani kryesor ishte Percy Ernst Schramm dhe ndihmësit e tij historianë përkatësisht sipas vëllimeve ishin si më poshtë:

Hans-Adolf Jacobsen: Vëllimi I, 1517 faqe, periudha 01.08.1940 – 31.12.1941, botuar 1965.

Andreas Fritz Hillgruber: Vëllimi II 1-2, 1477 faqe, periudha 01.01 – 31.12.1942, botuar 1963.

Walther Hubatsch: Vëllimi III 1-2, 1673 faqe, periudha 01.01 – 31.12.1943, botuar 1963.

Percy Ernst Schramm: Vëllimi IV 1-2, 1976 faqe, periudha 01.01.1944 – 22.05.1945, botuar 1961.

Më poshtë do jepen të përkthyera në shqip, sipas vëllimeve të botuara, vetëm pjesët ku shkruhet për Shqipërinë. Vëllimi I (1 Gusht 1940 – 31 Dhjetor 1941) u botua më 2 Nëntor 2014 dhe Vëllimet II-III (1 Janar 1942 – 31 Dhjetor 1943) u botuan më 16 Dhjetor 2014 në gazetën Tirana Observer.   

(Përkthyer nga Ana Kolevica, redaktuar nga Saimir Lolja)

Leave a Comment

Your email address will not be published.