Të ftuar në Rtv Ora, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti dhe mjeku i Urgjencës Ilir Allkja komentuan rastet e akteve te vetëvrasjes në spitalet Covid.
Alimehmeti: Kemi nisur që në mars të trembim popullatën me logjikën që ky është një virus i tmerrshëm që në kokat e disave ky është kthyer që po të infektohesh është baras me shkon keq. Ndërkohë që e vërteta është se 94% e personave nuk vuan asgjë ose simptoma shumë të lehta. Pjesa tjetër mund të agravohet. Së dyti është thënë se ka probleme, është e ngarkuara situata dhe e gjitha kjo përgatit një terren. Më pas pacienti sëmuret, sikur vetëm ke bërë testin je i shqetësuar. Nëse bëheni dhe për spital nuk keni as suportin familjar, jeni vetëm në një ambjent të panjohur. Dhe në fund, të gjitha këto raste publikohen në media. Imitojnë raste që pasqyrohen në media.Është fenomen i njohur. Është një sëmundje që godet personat më të brishtë.
Lajmi i një dite më parë për prodhimin e vaksinës që ofron 90% mbrojtje ndaj Covid na gëzoi të gjithëve por mjeku Alimehmeti na kthen edhe njëherë me këmbë në tokë.
Alimehmeti: Është e dhënë e ndërmjetme nuk është përfundimtare.
Por përkundër do rrethane, me rëndësi është të gëzojmë momentin dhe mbi të gjitha të ruajmë optimizimin.
Allkja: Këshilla ime për qytetarët është që të respektojnë masat e kujdesit dhe të gëzojnën jetën. Ky virus mund të na shoqërojë edhe gjatë 2021.