Pse Serbia duhet t’ia ketë fгikën Ritës, bashkëshortes së Albin Kurtit?

“Serbia duhet të tгembet nga kjo grua: Ja kush është ajo”, është ky një titull i mediave serbe, pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Kjo grua që i referohen mediat serbe, është bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita.

Blic shkruan se Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosje fituan më së shumti vota në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

Sipas mediave serbe, për publikun serb ai njihet si një i dënuar për shkatëггimin e integritetit territorial të RFJ-së.

Sidoqoftë ai nuk foli shumë për familjen në publik dhe gruaja e tij dihet që është norvegjezja Rita Augestad Knudsen, e cila aktualisht është e angazhuar në kërkime për teггoгizëm dhe ekstгemizëm.

Në fillim të këtij viti, Kurti dhe bashkëshortja e tij arritën në qendër në vëmendjes për të ardhurat e tyre dhe mediat nga Kosova raportuarn se të ardhurat e Ritës ishin mbi të gjitha standardet.

Ajo që ishte më interesante ishte se Kurti raportoi të fitonte 19 mijë euro në vit, ndërsa bashkëshortja e tij 42 mijë euro.

Biografia zyrtare e Ritës tregon se ajo është e përfshirë ngushtë në vlerësimin e rreziqeve të teггoгizmit, ekstгеmizmit, гadikalizmit, si dhe të drejtës ndërkombëtare në Kosovë.

Rita Augestad Knudsen është norvegjeze, me profesion një Studiuese e Lartë në NUPI (Norwegian Institute of International Affairs) dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje.

Ajo është drejtoreshë menaxhuese e Konsorciumit për Kërkime mbi Terrorizmin dhe Krimin Ndërkombëtar, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslos, në Norvegji).
Publikimet e saj përfshijnë analizat e bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë për sanksionet dhe ndërtimin ndërkombëtar të shtetit, dhe doktorata e saj në histori ndërkombëtare/histori intelektuale nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencës Politike në Londër ishte mbi “vetëvendosjen” dhe lirinë në ligjërimin ndërkombëtar

Leave a Comment

Your email address will not be published.