Sektori publik pushon – sektori privat skllaveron!
1. Keto dite, per ta festuar vitin e ri te punesuarit ne sektorin publik te Kosoves pushojne rrafsh 5 dite: te enjten me 31 dhjetor gjysma e personelit nuk kane dale fare ne pune (gjoja per shkak te Covid), ndersa gjysma tjeter kane ikë para ores 12 nga puna. Te henen do te pushojme sepse data e festes (2 janar) na ka qellu diten e shtune! Pra 4.5 deri 5 dite pushim per vit te ri. Sa patem dale prej pushimit te Krishtlindjeve (25 dhjetor) e pak para se me shku ne pushimin tjeter per Krishtlindjet ortodokse (7 janar).
Domethene per dy jave – shtate dite pushim i paguar ne sektorin publik!
Shtoja kesaj faktin qe te gjithe ne sektorin publik e ‘respektojme’ urdheresen e qeverise per me shku ne pune vetem stafi esencial – domethene gjysma qendrojne ne shtepi – me pagesë! E te njejtit pastaj nuk e kane problem me dale ne kafiteri e ne festa te ndryshme – tash ne kundershtim te po asaj urdherese!
2. Puntorët ne sektorin privat (sidomos tregtia, transporti, gastronomia dhe sherbimet) te enjten, me 31 dhjetor, kane punuar me orar te zgjatur – deri ne ora 20.00. Te nesermen, me 1 janar, kane punuar nje pjese e konsiderueshme e dyqaneve dhe e marketeve, ndersa me 2 janar kane punuar i tere sektori privat. Domethene nje ose asnje dite pushim! Orari dhe angazhimi i shtuar nuk eshte bere duke e shtuar numrin e personelit – njerezit e njejte kane punuar vazhdimisht ose kane pushuar nje dite. Nuk e di a jane paguar veçan per angazhimin shtesë – nisur nga tradita une nuk e besoj te jene stimuluar!
Cka do te thote kjo?
Sektori publik e zhgerryen pasurine publike – me zi se ne kohen e komunizmit!!!
Nje pjese e sektorit privat (sidomos ajo pjese qe puneson persona pa kualifikime) ushtron nje forme te skllaverise me shfrytezim maksimal te puntorëve, pa kontrata, pa sigurime shendetesore e pensionale, me orare te sterzgjatura dhe pa gezuar asnje te drejte (siç eshte e drejta per te pushuar). Po, besoj se ne Kosove sot ka nje forme te skllaverise!
Pse ndodhe kjo?
Politikat sociale ne Kosove jane krejtesisht liberale ne llogari te buxhetit publik (ta kujtojme sa lehte kemi krjuar 60000 veterane!). Sikur te ishin para te ndonje shteti armik e jo para te popullit tone!
Ne anen tjeter, pagat ne sektorin publik rriten me zemergjeresi per cdo fushate zgjedhore pa asnje baze ekonomike! Nje zemergjeresi e tille dhe korrupsioni permes tenderave pothuajse e kane gjunjezuar sektorin privat! Ky i fundit nuk mund te konkurroje me me sektorin e privilegjuar publik (me perjashtim te kompanive te specializuara dhe ne fushen e teknologjuve te reja). Sektori privat ne Kosovar mund te mbahet vetem duke e shtrenguar rripin pafundesisht!
Çka kerkohet?
Duhet nje rregullim me i sakte dhe nje zbatim me i rrepte nga ana e shtetit per te siguruar
a) nje qasje me njerezore dhe me racionale ndaj pasurise publike dhe
b) sigurimin e masave perkrahese per punedhenesit dhe te drejta te barabarta te te punesuarve ne sektorin privat.